Qeveria e Maqedonisë, sipas “Dnevnik”, është duke menduar që ta aplikojë regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Kjo rrjedh e ngjarjeve në “luftën tregtare” u bë e mundur pasi që Prishtina vendosi embargo mbi importin e të gjitha prodhimeve të Maqedonisë, gjë që ndikoi që nga kufiri të kthehen mbrapsht shumë maune me mallra të Maqedonisë që destinacion e kishin Kosovën, transmeton Almakos.
Komisioni Evropian, ndërkohë, u kërkoi palëve të përfshira në këtë konflikt, t’i përmbahen marrëveshjes së CEFTA – s.
Sot u raportua se Shkupi pritet që t`i ofrojë një propozim Prishtinës që të heq ndalesën për importin e miellit të Kosovës dhe heqjen e taksës për qytetarët e Kosovës nga data 15 shtator.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Qeveria e Maqedonisë është duke devijuar kontestin ekonomik me atë politikë.