Kjo vlerë është pothuajse e barabartë me të ardhurat e përgjithshme mujore nga të gjitha tatimet që hyjnë në buxhet – i cili është planifikuar nga Ministria për financa.
Ministria për financa nesër do të kërkojë hua në vlerë prej 7,3 miliardë denarësh (118,5 milionë euro) nga bankat afariste të vendit. Ministria dëshiron që këto para t’u huazojë në periudhë prej 3 muajsh, t’i kthejë më 8 maj, me kamatë vjetore prej 3,65% dhe 3,6%. Në qoftë se huamarrja do të përfundojë me sukses dhe bankat i japin hua qeverisë, ky do të jetë një rekord i ri – huamarrja më e madhe ditore deri tani në periudhë prej nëntë vjetësh, sa mbahen ankandet për blerjen e bonove shtetërore.
Këto para janë të nevojshme për shkak se Ministria për financa duhet që, të mërkurën, më 6 shkurt t’u kthejë bankave 8,55 miliardë denarë (138,8 milionë euro), të cilat i mori hua për nevojat e saja afatshkurta më 30 tetor dhe më 6 nëntor të vitit të kaluar. Këto hua ishin me kamatë prej 4%, gjegjësisht 3,90% në nivel vjetor.
Kjo do të thotë se në qoftë se i merr të gjitha këto para hua, Ministria për financa do të duhet të sigurojë edhe 1,25 miliardë denarë (rreth 20,3 milionë euro) që të mund pasnesër t’ua kthejë borxhin bankave afariste të vendit. /Portalb
EDITOR
12 years ago
previous article
Tetovë, jepen certifikata vetëm në maqedonisht (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago