Universitetit Evropian në Brçko të Bosnjës, javën e kaluar i është marrë licenca e punës pasi që nuk i ka plotësuar kushtet për punë në sektorin e arsimit të lartë. Ajo që është me e habitshme është fakti se gjatë kontrollit në këtë universitet është vërtetuar se një profesor ka ligjëruar 56 lëndë ndërsa një tjetër madje 70.
Mediat bëjnë me dije se janë dëmtuar mbi një mijë student.
Në këtë universitet ka pasur degë për disa drejtime shoqërore ndërsa  çmimet e studimeve kanë lëvizur nga 1200 deri më 3600 euro në vit.
Në janë të regjistruar 1400 studentë, një numër i madh i tyre nga Kroacia.