Tërmete të fuqishme janë ndjerë njëri pas tjetrit mëngjesin e së hënës në Durrës. Brenda dy orëve ka pasur 9 lëkundje nga tërmeti të cilat janë dëgjuar edhe në Tiranë.
Lëkundjet e para u shënuan në orën 07:00 me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter, dhe me epiqendër 8 km në verilindje të Durrësit.
Lëkundjet e dyta u shënuan në orën 07:26 minuta me magnitudë 4.3 ballë të shkallës dhe me të njëjtën epiqendër, 8 km larg Durrësit.
Tërmeti i tretë u shënua në orën 08:15 me magnitudë 4.2 ndërsa lëkundjet u ndihen edhe në Tiranë dhe Shijak.
Tërmete të tilla pati njëri pas tjetrit.
Me këtë rast nxënësit në shumë shkolla në Durrës u detyruan ta lënë mësimin.
Nuk raportohen dëme, por dy nga nëntë Tërmetet qe u regjistruan mëngjesin e së hënës në Durrës, përhapen panik tek banorët. /Ora news/