Categories
Lajme FRI

Bukë e shpresë-Kumanovë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë, sot startoi me projektin e saj të ‘ përhershëm ‘ Bukë e shpresë, projekt në të cilin përfshihen familjet skamnore.
Përmes këtij projekti, familjet përfituese çdo dy muaj, kanë mundësi që të marrin ndihma në produkte bazë ushqimore.
Sot u bë shpërndarja e parë për muajin Shkurt-Mars.
Fillimisht në këtë projekt janë të përfshira pesë familje përfituese nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës duke shpresuar se ky numër do të rritet me kohë.
Familjet përfituese të këtij projekti janë:
– Familja e Shefket Isufi nga fsh.Sopot, familje katër anëtarësh
– Familja e Shahin Ismaili nga fsh. Sllupcan, familje tre anëtarësh
– Familja e Elmije Selmani nga fsh.Llojan, familje pesë anëtarësh
– Familja e Florije Musliu nga fsh.Sopot, familje katër anëtarësh dhe
– Familja e Ekrem Ajrullahi nga Kumanova, familje tre anëtarësh.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit për muajin shkurt-mars në total këtyre 21 anëtarëve të pesë familjeve u ndau:
275 kg miell
24 l vaj
21 pako sheqer
9 kg oriz
21 pako makarona
16 copë sapunë
5 l shampon
Detergjent ka 3 kg, 5 pako
8 kg grosh.
Projekti në fjalë,mbështetje operative pati nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Preshevë, ndërsa financiarisht mbështetet nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Gjermani, nga mërgimtarët tanë që janë kyçur në këtë Qendër.
QSA-Kumanovë i falënderohet për ndihmat e dhënë të gjithë donatorëve, ndërsa i bënë thirrje edhe donatorëve tjerë të brendshëm që të zgjasin dorën e ndihmës dhe të ndihmojnë ndonjë familje në nevojë. Ne shpresojmë se pas kësaj thirrjeje në muajt Prill-Maj, përveç këtyre pesë familjeve përfituese të përfitojnë edhe familje tjera në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version