Gjykata Themelore në Prishtinë, ditë më parë, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh grupit të imamëve dhe liderit politik të LISBA-së Fuad Ramiqit.
E veçanta e këtij dënimi, që në këtë shkrim do të ndalem, është se në “shtetin ligjor” të Kosovës, për një fjalë goje, qytetari arrestohet, burgoset dhe dënohet me më së paku 30 ditë paraburgim.
Fuad Ramiqi kohë më parë është arrestuar dhe dënuar me 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për një fjali të deklaruar për mediat publike një muaj më parë. Fjalia për të cilin i pandehuri Fuad Ramiqi dyshohet se ka kryer veprën penale sipas nenit 411 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) është: “ Nuk do të rrimë duarkryq përball terrorit që po ushtron shteti kundër myslimanëve”. Kjo fjali e cituar gjatë deklaratës publike për media klasifikohet si Thirrje për rezistencë e dënueshme sipas nenit 411 të KPRK-së i cili thotë: “ Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari komponent, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet”.
Kjo fjali e cekur në deklaratën publike për media, ishte në cilësinë e një lideri politik të një subjekti politik që vepron konform Ligjeve dhe Rregulloreve në fuqi të subjekteve politike në Kosovë. Kjo fjali e deklaruar nuk ka kurrfarë baze për të cilin dyshohet, pasi që është thënë në formë të përgjithësuar, pa e cekur konkretisht me emër ndonjë vendim ligjor të nxjerr nga organi kompetent apo zyrtari kompetent të cekur. Kjo mund të ndodh vetëm në Kosovë, në “shtetin ligjor “ të Kosovës, në të cilin lirisht mund të themi se pasi që Kosova cilësohet” sui generis” atëherë edhe ky rast mund të jetë” sui generis” i llojit të vetë në Procedurën Penale të Kosovës. Por edhe pse cilësohet si Thirrje për Rezistencë, në të vërtetë kjo thirrje ka mbet vetëm si deklaratë publike politike, përtej së cilës nuk është vazhduar ndonjë veprim i caktuar më tutje, dhe është dhënë në formë të përgjithësuar, e jo p.sh. të ndonjë organi të shtetit, në rastin konkret të Gjykatës Themelore në Prishtinë, apo të gjyqtarit të caktuar që e ka sjell vendimin për arrestim.
Edhe në Komentarin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës të përpiluar nga Ismet Salihu, Hilmi Zhitia dhe Fejzullah Hasani, në të cilin nen për nen komentohet Kodi Penal, për nenin 411, përveç tjerash është cekur: “Thirrja për rezistencë dhe mosbindje duhet të jetë e drejtuar kundër vendimeve të caktuara të organeve kompetente. Kur është fjala për thirrje për rezistencë a mosbindje ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ajo duhet të jetë e drejtuar ndaj personit të caktuar zyrtar dhe ndaj detyrës së caktuar zyrtare, e cila është e ligjshme”. Edhe nga ky koment i cekur është e qartë se kjo vepër e cila i ngarkohet Fuad Ramiqit nga neni 411 është pa bazë ligjore dhe si e tillë e paqëndrueshme sipas nenit 411.
Prokuroria Speciale e Kosovës a do të ndërmerr një veprim të njëjtë edhe kundër Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministrin e ri të Kosovës nga blloku VLAN-i, pas votimit së kandidatit të PDK-së Arsim Bajrami për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili nuk mori vota të duhura për t’u zgjedhur krye kuvendar, kryesuesja e seancës znj.Flora Brovina e përmbylli seancën e Kuvendit të Kosovës. Pas përmbylljes së seancës së Kuvendit në një prononcim publik para mediave Ramush Haradinaj përveç tjerash tha: ” Nuk do të rrimë duarkryq”. Pas kësaj Prokuroria Speciale e Kosovës edhe kundër Ramush Haradinaj do të duhej të jap urdhër Policisë së Kosovës për arrestimin e tij, për shkak të Thirrjes për rezistencë dhe mos bindje sipas nenit 411, pas së cilës Gjykata Themelore do do të duhej të dënojë me 30 ditë paraburgim sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Edhe pse Ramush Haradinaj në mënyrë të përgjithësuar e ka cek fjalinë në prononcimin publik, a do të cilësohej kjo thirrje për rezistencë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, apo thirrje për rezistencë a mos bindje kundër Flora Brovinës si kryesuese e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Por një është e sigurt, se urdhri politik i dhënë kundër Fuad Ramiqit është duke proceduar sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, pasi që Fuad Ramiqi përveç që është një shqiptar atdhetar është edhe një besimtar mysliman i mirëfilltë me të cilin ai është krenar, ndërsa në rastin e Ramush Haradinajt, urdhri politik nuk do të procedohet sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, pasi që Ramush Haradinaj është një shqiptar atdhetar por përkundrazi “ nuk e di për veten e tij se si u bë që është mysliman”.
Por në sistemin e tanishëm të demokracisë, përkundër ish sistemit monist, se do të vazhdojë edhe më tej dënimi për lirinë e shprehjes , dhe për një fjalë goje të shkohet në burg, atë kurrë nuk kisha besuar se mund të ndodh. Për kundër Evropës demokratike në të cilin liria e shprehjes është në kulminacionin e vet , në Kosovë e cila po shkon drejt këtyre integrimeve evropiane, liria e shprehjes dënohet, ashtu që për një fjalë goje më së paku i han 30 ditë burg!
EDITOR
10 years ago
previous article
Boshnjakja që ndryshoi rregullat në FIBA
next article
Sekreti i dobësisë
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago