Categories
Lajme FRI

Burmali Xhamia: Evidentuam provokimin, shumë shpejtë do t’i përgjigjemi!

Këshilli koordinues i organizatave joqeveritare për ndërtimin e Burmali Xhamisë në qendër të Shkupit, shprehu publikisht shqetësimin e vet me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e hotelit, aty ku ka qëndruar kjo xhami, duke e vlerësuar këtë akt si një provokim të radhës ndaj myslimanëve në Republikën e Maqedonisë.
Kështu anëtari i Këshillit Koordinativ për Burmali Xhaminë, Zylqyfli Sinani për media deklaroi se “injorimi i vazhdueshëm i kërkesave tona shumëvjeçare deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për kthimin e pronës së Vakëfit dhe lejimin e ndërtimit të Burmali Xhamisë në vendin ku ajo ka ekzistuar disa shekuj me radhë, këto ditë, për fat të keq, arriti shkallën më të lartë të paturpësisë institucionale, përmes lejimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e një objekti hotelierik”.
Kështu Këshilli Koordinativ për Burmali Xhaminë ndër të tjera  kërkoi nga Qeveria , nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër, që të ndalojnë menjëherë punimet e filluara në këtë pronë Vakëfi dhe të shqyrtojnë seriozisht kërkesat disa vjeçare të Këshillit të OJQ-ve për ndërtimin e Xhamisë Burmali, të Bashkësisë Fetare Islame dhe besimtarëve muslimanë në përgjithësi, për lejimin dhe mundësimin e rindërtimit të këtij objekti të rëndësishëm fetar, kulturo dhe  historik të trashëgimisë islame, transmeton Almakos.
Ndërkaq, në një pyetje të gazetarëve, Ramadan Ramadani, anëtar, deklaroi se – “sot ne si Këshill Koordinativ jemi tubuar këtu që ta evidentojmë provokimin, dhe së shpejti në koordinim me të gjithë ata që iu është i rëndësishëm ky nishan shekullor i Shkupit, do reagojmë për këtë provokim”./Almakos
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version