Diaspora shqiptare për Maqedoni (DSHM) reagon ashpër për ndërtimin e një objekti, çfarëdo qoftë ai, në vendin ku më parë ka qenë Burmali Xhamia.
“Duke u nisur nga faktet e pa mohueshme të cilat dalin një pas një dhe çdo ditë nga provokimet e palës sllave në Maqedoni, për fat të keq konstatojmë se kjo palë nuk dëshiron bashkëjetesën, nuk dëshiron mirëqenien nuk e dëshiron paqen!”, thuhet në reagimin e DSHM-së.
Sipas tyre, qeveria maqedonase po nxit tensione duke vazhduar me provokimet primitive ndaj shqiptarëve në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Nga provokimet siç janë sharjet dhe bërtiturat për dhoma gazi për shqiptarët, shfarosjen e shqiptarëve, ndërtimet e objekteve mono-fetare nga buxheti i shtetit, kisha në Kalanë e Shkupit, kryqi gjigant në majë të malit Vodno të Shkupit si dhe një mori provokimesh tjera primitive, kulmin e këtyre provokimeve  të një pas njëshme pala sllave e beri këto ditë në qendër të Shkupit ku në parcelën e vakëfit të Burmali Xhamisë ka nisur punimet e një objekti tjetër, gjegjësisht hotel !”, thuhet në reagim.
DSHM SHBA/Evropë thekson se,  është kategorikisht kundër ndërtimit të këtij objekti në vendin e Burmali Xhamisë dhe apelon bashkësinë ndërkombëtare që kësaj radhe të intervenon me autoritet kundër palës sllave ngase kjo sipas tyre, e tejkalon çdo normë të mirëkuptimit, për këtë ndërtim ne shqiptarët nuk do të tregojmë mirëkuptim  prandaj kërkojmë nga investuesi t’i ndërpret ndërtimet ndryshe investimi i tij do të shkon në humbje.
DSHM kërkon nga populli shqiptarë të bashkërendit qëndrimet rreth këtij provokimi të pa falshëm dhe të reagon si një, pa anime partiake. Ky do të jetë rasti më i mirë i mundshëm të shohim edhe në vepër se cila parti e kishte mirë kur fajësonte atë tjetrën se nuk donë bashkëpunim rreth çështjeve madhore kombëtare dhe fetare ?!
DSHM SHBA/Evropë është kundër ndërtimit të çfarëdo objekti tjetër në vendin e vakëf të Burmali Xhamisë, përveç ndërtimit të Burmali Xhamisë. (INA)