Përfaqësuses nga Presidenca për diasporen turke dhe popujt mik pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë në koordinim me Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsim-AKEA, pranë një numri të madh të studentëve nga disa rajone të Kosovës, promovoi programin për bursa për studime Master dhe Doktoratë.
Të pranishmëve me fjalë përshendetëse i’u drejtua Kryetari i AKEA-së prof. Husamedin Abazi i cili përveq tjerash uroi përfaqësuesit për këtë projekt tashmë tradicional.
Pas prezantimit të programit lidhur me modalitetet e studimeve, si dhe përgjigjeve në pyetjet e të pranishmëve, Përfaqësusesi nga Presidenca për diasporen turke z. Engin Vural, theksoi se në mesin e studentëve nga dyzet e pesë vende të Botës të cilët konkurojnë për të fituar bursa për studime, Kosovën duam ta shohim si një vend i cili ofron një vizion të mirë në këtë proces të relacioneve tona si dy shtete mike./mesazhi/