Në votimet e së dielës janë regjistruar mbi 40 mijë fletëvotime të pavlefshme, ndërsa janë vetë qytetarët që nga pakënaqësia e tyre për të votuar kandidatët, kanë shkruar emra të ndryshëm në fletëvotimet e tyre, duke i rrethuar më pas.
“Çak Noris”, “Batman”, “Skenderbeu”, “UÇK” janë disa nga emërtimet që janë gjetur në fletëvotimet e pavlefshme, ku qytetarët kanë shkruar këto emra, në shenjë pakënaqësie ndaj kandidaturave të partive politike dhe atyre të pavarura.
Siç informojnë nga komisionet zgjedhore komunale, në shumë fletvotime janë vizatuar vizatime të ndryshme përqeshëse dhe organe gjenitale.
Institutet për hulumtimin e opinionit publik kanë theksuar se kjo është një kategori e qytetarëve të pakënaqur, që nuk i takojnë asnjë partie politike, por që kanë dalur në ditën e votimeve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre përmes kësaj forme të votimit. (INA)