Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u gjet në shënjestër të kritikës së sekularistëve dhe partive opozitare, pas takimit të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes në pallatin e ri presidencial, në të cilën nuk ka asnjë fotografi të “themeluesit” të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturkut.
Laikët në kritikat e tyre thirren në faktin se Ataturku është udhëheqësi shpirtëror i sekularizmit në të cilat bazohen institucionet e Turqisë pas rënies së Hilafetit Osman. Në anën tjetër, partitë opozitare kritikuan veprimin e Erdoganit sepse la pas dore traditën e ndjekur nga të gjitha institucionet shtetërore në Turqi për dekada të tëra.
Menjëherë pas këtyre kritikave, gazeta turke Miliyyet citoi një deklaratë nga pallati presidencial në të cilën është deklaruar se aktivitetet në pallatin e Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes nuk janë përfunduar, ndaj nuk duhet kuptuar në atë mënyrë mungesën e fotografisë së Ataturkut.
Është çmenduri që ky veprim të konsiderohet si dështim apo vlerësim i gabuar i organizatorit të këtij tubimi të rëndësishëm, në qoftë se tashmë e dimë mirë situatën e Turqisë, meqë flasim për një shtet të madh, me peshë të madhe politike rajonale dhe ndërkombëtare.
Kur flasim për ngjarjet e lidhura me Erdoganin, atëherë ne duhet të kuptojmë se ne po flasim për orientime dhe parti të ndryshme opozitare, shtetit paralel dhe laicizmit, i cili është rrënjosur në tokën e shtetit turk, rreth një projekti dhe kush është kundër saj. Për këto arsye, unë besoj se ky gjest i Erdoganit mbart një mesazh të qartë Osman se laicizmi i Ataturkut është në rrugë për t’u çrrënjosur nga toka turke.
Madje, sipas mendimit tim, shpjegimi i tillë dhe përgjigjja nga kabineti i presidentit përmban një dozë cinizmi. Paramendoni, që për shkak të mospërfundimit të përgatitjeve të pallatit, një shërbëtor nuk mundi të ngjit në mur një fotografi kur në pyetje është një tubim kaq i rëndësishëm.
Nuk mund të lihet pas dore karakteri i veprimit islamik i Rexhep Taip Erdoganit dhe partisë së tij që në pushtet erdhi me përpjekje kumulative të subjekteve politike me rrënjë Islamike dhe parashenjave që burojnë nga substanca shpirtërore që themeloi Said Nursi. Kjo lëvizje shpirtërore tani ka marrë formë politike, pasiqë iu ekspozua kërcënimeve të çrrënjosjes, deri sa në qeverisje nuk erdhi partia e Erdoganit e cila dinte se si të veprojë në mënyrë të përshtatshme në situatë të caktuar.
Erdogan ishte në gjendje, para afatit të premtuar ta përfundoj punën kur ai u bë kryetar i bashkisë së Stambollit. Ai realizoi planin e tij reformist që ishte arsyeja që njerëzit ta bartin në supet e tij në pallatin presidencial. I pyetur në lidhje me programin e tij, ai tha: “Unë nuk kam plan tjetër, pos që mbarë Turqinë të bëj si Stambolli.”
Erdogani ishte në gjendje që të merret në mënyrë adekuate me gjendjen reale në terren, e cila ishte shumë e vështirë. Ai arriti t’ia shkatërrojë kokën e gjarpërit sekularist të personifikuar në establishmentin ushtarak dhe gradualisht, në varësi të forcimit të pushtetit të vet, ta shkatërroj statujën e Ataturkut e cila për dekada të tëra qëndronte mbi Turqinë.
Ai gjatë gjithë kësaj kohe shkoi në dy drejtime; drejtimin e planifikimit të progresit ekonomik, pastrimin e institucioneve dhe sigurimin e rolit udhëheqës të Turqisë në të gjitha problemet rajonale, dhe drejtimi tjetër ishte zëvendësimi ideve sekulariste të Ataturkut me ato Islame.
Në këtë kontekst Erdogani ka përdor dy karta. Përdori mjedisin demokratik me qëllim të promovimit të ideve islamike duke ua mbyll gojën laikëve me të drejtat e njeriut që promovon sistemi demokratik. A nuk duhet respektuar të drejtat njerëzore të grave me mbulesë të cilat dëshirojnë të jenë anëtare të parlamentit apo rektore universiteti?
Karta e dytë në të cilën luajti Erdogani ishte tradita Osmane, e cila në thelb është Islamike, sepse Perandoria Osmane, të cilin e rrëzoi Ataturku, ishte Hilafeti Islamik.
Ai me sukses përdori rrënjët osmane dhe tek njerëzit zgjoi ndjenjën e krenarisë, kështu që një nga betejat e fundit të fituara ishte futja e lëndës së detyrueshme, gjuhës osmane në shkollat e larta; 80 vite pas heqjes nga Ataturku më 1928, kur ai anuloi gjuhën Osmane dhe e futi turqishten moderne me shkrim latin.
Më në fund, ne mund të konkludojmë se “mungesa” e Ataturkut nga pallati presidencial nuk është mungesa e një fotografie të vetme, por ky proces simbolizon largimin e ideve që dekada më parë shkatërroi Hilafetin Islam dhe, ne mund të themi se ky është një hap tjetër në rrugën e gjatë dhe të lodhshme me të cilën Erdogani dëshiron shoqërinë turke të rikthejë në Islam.
Shkroi: Ihsan Fekih
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)
EDITOR
10 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago