Si njihemi nga kërkuesit e motorit të kërkimit në Google ne shqiptarët? Të këqinj. Klikuesit automatikisht në gjigandin i motorëve të kërkimit “Google”, e etiketojnë Shqipërinë si ‘e keqe”, anglisht, “bad’.
Rezultatet nga kërkimit u përmblodhën në një hartë nga uebsajti Buzzfeed.com ku bota cilësohet e qeshur me shumë shtete që janë etiketuar me emra nga më të çuditshmit. Disa me etiketime plot fyerje e disa me superlativa.
Shumica e përfundimeve dalin automatikisht sapo emri i një vendi të caktuar shtypet në motorin e kërkimit. Formuesit e hartës kanë zëvendësuar emrat e shteteve me jehonën që kanë këto vende në internet.
Sipas hartës së vendeve Evropiane, Britania e Madhe shihet si “kurth”, Franca si “proshutë”, Danimarka si “burg”, Polonia “e jashtëzakonshme”, Ukraina “e pafuqishme” ndërsa Italia shihet si “e ngrënshme” dhe Serbia si “cool”…
Sa u takon vendeve nordike, Norvegjia shihet si “e shtrenjtë”, Suedia “neutrale”, ndërsa Finlanda “e çuditshme”, Estonia “varfëri”,
E njëjta hartë me të njëjtat cilësime vjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (BalkanWeb)