Lajmet mbi skuadrat, fjalimet e trajnereve, faktet e ndeshjes qe pritet te luhet sot ne Champions League dhe ndeshja e pare ne kampionat per kete sezon midis Real Madrid dhe Manchester United ne Santiago Bernabeu.
Lajme nga skuadrat
Kapiteni Iker Casillas eshte mungesa e vetme madhore per Real Madrid i cili mbetet i demtuar nga thyerja e gishtit te madh te dores. Diego Lopez do te jete zevendesuesi i tij. Xabi Alonso nuk eshte trajnuar si pasoje e nje demtimi ne ije, kurse Raphael Varane ka kaluar nje periudhe te shkurter pauze nga nje demtim ne gju.
Phil Jones eshte gjithashtu i demtuar nga ndeshja e se dieles me Everton, e megjithate ai u nis me avionin qe mberriti ne Madrid dhe pritet ti jepet roli i golashenuesit qe ia kalon Cristiano Ronaldos. Me Ashley Young, Jonny Evans dhe Anders Lindegaard te shendetshem dhe te trajnuar, e vetmja mungese madhore per United do te jete Paul Scholes, i cili ka patur se fundmi shume problem me gjurin.
Si jane shprehur trajneret
Jose Mourinho:
-Ka klube te medha neper bote qe nuk e kane fituar asnjehere kete kampionat. Real Madrid e ka fituar nente here, kurse une dy here. Real Madrid deshiron titullin e 10-te ndersa une te tretin. Nese do te ndodhe kete vit, do te jete shume mire. Nese jo, do provoj serish vitin tjeter. Nuk mendoj ta mbyll karrieren vetem me dy tituj Champions-i.
Sir Alex Ferguson:
-Ronaldo eshte tashme nje lojtar shume me i mire sesa kur na la pasi mbaroi afati. Ai eshte ne kulm te karrieres se vet tashme, dhe te pakten per nja tre vjet, do te jete po kaq i famshem. Nuk mendoja kurre se do te kishte shenuar kaq shume gola sa ka shenuar deri tani. Te shenosh golat qe ka shenuar ai, eshte fenomenale.
Fakte te perballjeve midis Manchester United dhe real Madrid
Tete takimet mes Real Madrid dhe Manchester United te luajtura per European Cup dhe Champions League(ne 16 ndeshejt e tyre te fundit), kane prodhuar 31 gola (3.9 gola per ndeshje)
Manchester United nuk ka fituar asnjehere kundr Real Madrid ne shtepine e Realit ( kane 2 humbje dhe 2 barazime)
Djajte e Kuq kane shenuar ekzaktesisht 3 gola nga 3 gjithsej ne 4 ndeshjet e luajtura ne Santiago Bernabeu.
Takimi i tyre i fundit ka qene para 10 vjetesh, ne prill te vitit 2003. Real Madrid ka fituar 6-5 ne total, ne cerek-finalet e Champions League.
Manchester United kane fituar vetem 2 nga 13 ndshjet e luajtura ne Spanje per Champions League (7 barazime, 4 humbje)
Real Madrid nuk ka shenuar vetem nje here ne 31 ndeshjet e fundit te luajtura ne Champios League, dhe kjo humbe ishte en Bernabeu kunder Barcelones, prill 2011.Qekur humbi ndeshjen me Barcelonen,  Real Madrid ka shenuar 33 gola ne 9 ndeshje te Champions League te luajtura ne Bernabeu.
Real Madrid ka pesuar 9 gola ne kete sezon te Champions League, duke u bere skuadra qe ka pesuar me shume gola nder 16 skuadrat e kualifikuara ne Champions League.
Manchester United ka pesuar golat e pare te 5 ndeshjeve te fundit te luajtura ne Champions League.
Real Madrid eshte bashkeudhetar me Juventusin prej se jane skuadrat qe kane me shume gjuajtje drejt portes kete sezon. Ketu perfshihen edhe ato gjuajtje qe jane bllokuar nga kundershtari dhe te dyja skuadrat llogarisin rreth 126. Te dyja skuadrat kane shenuar pjesen me te madhe te golave, nga gjuajtjet jashte zones (6).
Manchester United e ka pare 5 here porten e tyre te kercenuar nga goditjet ne shtylle, me shume se te gjitha skuadrat e tjera, gjate ndeshjeve ne grup kete sezon.
Cristiano Ronaldo eshte nje nga golashenuesit me te mire se bashku me Burak Yilmaz (Galatasaray), qe ne ndeshjet e grupit kane nga 6 gola.
Robin van Persie dhe Javier Hernandez kane shenuar se bashku 6 nga 9 golat e ketij sezoni ne Champions League (secili nga 3 gola). 3 golat e Van Persie-t jane shenuar jashte shtepise.
Alex Ferguson ka vetem 2 takime te fituara nga 14 takimet kompetitive me Jose Mourinho (6 barazime, 6 humbje)
Parashikimet e ndeshjes
Real Madrid 8/13
Man United 9/2
Barazim 7/2