Vogëlushja Rukajja nga Nigeria në moshën e saj tre vjeçare është bërë një ndër hafizët më të rinj të Kur’anit në botë.

“Nuk kam fjalë që mund ta përshkruajnë këtë, përveç se ta falënderoj Allahun për këtë mirësi”, tha nëna e hafizes, Maimunatu Dahir, për gazetën Sunday Tribune, më 10. shkurt 2013. Nëna dhe vajza hafize Rukajja Omer e përfundoi hifzin e Kur’anit me 3 vjeç e 8 muaj në një shkollë islame të themeluar nga Shejhu i njohur Dahir Osman Bauchi. Në të njëjtën shkollë ku mëson edhe nëna e saj, gjithashtu hafize nga mosha e saj 12 vjeçare.
“Gjatë orëve të mësimit, vajza ime gjithmonë ka qenë në kraharorin tim. Ajo filloi të përsëriste bashkë me nxënësit, dhe shumë shpejtë i memorizoi ajetet e para. Kështu filloi pjesëmarrja e saj në orët e hifzit. Sot, ajo ka memorizuar tërë Kur’anin”, thotë nëna e saj krenare. Për shkak të mësimit të hifzit, vogëlushja Rukajja, nuk kishte shumë kohë të luaj me shoqet e saj, sepse në shkollë ishte nga 7 e mëngjesit deri në 6 të mbrëmjes. Ajo gjente pak kohë për të luajtur me vajzat e shkollës që mësonin Kur’an.
“Kjo ishte më lehtë për to, sepse vëmendjen dhe fokusin e kishin të njëjtë, e kjo është hifzi “, thotë Maimunatu. Nëna e Rukajjës ende nuk mund të besoj se vajza e saj në këtë moshë e ka mësuar tërë kur’anin. “Unë vetëm e falënderoj Allahun”, thotë ajo. “Tani duhet të mendojmë për shkollimin e saj, dhe ta thejmë traditën që vajzat të fillojnë shkollën në moshën dhjetë vjeçare. Burri im mendon se bota po ndryshon dhe vajzat kanë nevojë të edukohen. Kështu edhe vajza jonë do të ketë mundësi të shkollohet nga mosha e saj 6 vjeçare”, thotë nëna e Rukajjës.
Ajo falënderon edhe babanë e saj, që ia kishte dhënë mundësinë mbesës së tij të merr pjesë në orët e Kur’anit. “Pafundësisht i jam mirënjohëse Zotit, që kam një baba i cili i ka drejtuar hapat e mi në rrugën e Islamit. I lutem Allahut që t’i jep atij një jetë të gjatë në mënyrë që ai të mund të vazhdojë që t’i shërbej Zotit, dhe të vazhdoj misionin e tij, duke ndihmuar Islamin dhe njerëzimin. ” Është detyrë e prindërve që fëmijëve të tyre t’ju mësojnë Kur’anin dhe edukatën islame që nga ditët e hershme, sepse kjo është periudha më e mirë për përfitimin e edukatës islame.
Ndërsa të mësuarit e Kur’anit përmendësh është një nga mënyrat më të rëndësishme të ruajtjes dhe përhapjes së mesazhit Islam, siç thotë Muhamedi, salallahu alejhi ue selem: “Më i miri ndër ju është ai që mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.”/igj/