Vitet që i kaluam po na shëndërohen në dekada, e ditët që i përcollëm shpresojmë që mos të na kthehen më, në mesin e shoqërisë ka filluar të zbehet dashuria e sinqertë, është duke u rritur numri i injorantëve dhe njerëzve të këqinj. Gjërat të cilët po na ndodhin janë mungesa e ekudatës familjare, familjet ata të cilët ishin në torturat e sllavo –maqedonasve disa vite më parë, në realitet mundimet që i përjetojmë edhe në këto ditë të sotëshme i kemi edhe më të vështira nga udhëheqësit tanë, ata të cilët humbën vullnetin e të rinjëve, janë ata të cilët dogjën zemrat e nënave, janë ata të këqinjt udhëheqësit tanë, nuk ju them tradhëtar pasiqë e kanë bërë shprehi sikur të ju them “I nderuar”.
Popullit tonë nuk i nevoiten patriota që lavdërohen me bustet e Skënderbeut, pasiqë në krahasim me bustet tjera këtë nuk mund ta shikojmë as me “mikroskop”, më së paku që mund të bëni është që mos të lavdëroheni, motivi i studentëve por edhe i shumë studentëve të cilët janë me titull magjistër të lëmive të ndryshme nuk gjejnë hapësirë për të kontribuar dhe për të dhënë mundin për popullin e tyre.
Mos menaxhimi i mirë i burimeve njerëzore, potencial të cilën e posedon ky popull, boshtin kurrizor të shoqërisë ju po e shkatërroni, mos investoni në kafiteri e as ne muzikë të gjallë në rrugët e Çarshisë, investoni në zemrat e njerëzve, dhuroni dashuri tek ato, dijeni se ditët po ju numërohen mbrapsht, më pas do të hutoheni me veprat e shëmtuara që i keni bërë.
Më thuani se studentëve shqipëtar të cilët gravitojnë në Shkup e rrethinë, ku e kanë leximoren e tyre për të mësuar, ju mund të arsyetoheni me librarinë e çarshisë ku është shëndrruar në lokal pijesh, e përreth me zëra të ndryshëm të cilët janë lokale ku shkatërohet rinia e popullit tonë, këto lokale ju na i keni ofruar!
Më thuani se kur për herë të fundit u takuat me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët që ti pyesni për hallin e tyre se si ata kalojnë në mësime dhe studime?
Prijësit politik dhe prijësit fetarë të cilët na përfaqësojnë nuk janë shembull më i mirë për ne, nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbemi me fjalët boshe të cilat i thoni, e as më shumë me intrigat dhe mashtrimet që ia bëni këtij populli, zemra ynë është vatani ynë, hecim rrugës pa asnjëfar dyshimi se ne mund të ia dalim me shumë suksese, të rinjtë e këtij populli janë si trëndafila të bukur që jetojnë në gjemba , por puna jonë është aroma e këndshme që ja ofrojmë shoqërisë, vazhdojmë të qëndrojmë këtu.
Në mesin e shoqerisë egziston kandili ndriques, e ata jemi ne të cilët do ta ndryshojmë gjendjen e këtij populli,promotorët dhe te rinjtë që nuk do të heshtim asnjëherë, fjalët tona mund ti mbrojmë edhe me jetë, jetë kjo e cila kushton shtrenjtë.
Sa pak janë fjalët që thuhen nga njerëzit modest, sikur të mos ndaleshin asnjëherë!
 
Abdulhamid Mustafa – Student ne postdiplomik
(Shën Qirili dhe Metodij, studime magjistraturës, Menaxhim me burime njerëzore)