Categories
Lajme FRI

DEBATI SI URË KOMUNIKIMI DHE BASHKËPUNIMI – JAVA E KATËRT E TALENTIUM

 

Në ambientet e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, u zhvillua takimi i radhës me pjesëmarrësit e projektit Talentium, me temë “Rregullat e debatit”, i udhëhequr nga ligjëruesi Fuad Jonuzi.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë më shumë rreth mënyrës së organizimit të një debati të rregullt dhe profesional, ndërtimin e argumenteve, komunikimin e qartë, përdorimi i gjuhës së trupit dhe rëndësia e respektimit të mendimit ndryshe gjatë debatit.

Gjithashtu u organizua një debat praktik ndërmjet pjesëmarrësve mbi një temë të caktuar, ku ata patën mundësinë të zbatojnë njohuritë e fituara gjatë sesionit. Ky ushtrim kontribuoi në forcimin e aftësive të tyre për argumentim, dëgjim aktiv, analizë kritike dhe punë ekipore, duke i motivuar të jenë më aktivë dhe më të sigurt në komunikim dhe debate publike.

Ky trajnim solli një eksperiencë të vlefshme për të rinjtë, duke i motivuar ata të jenë më të sigurt në komunikim dhe më aktivë në diskutime dhe debate publike.

Shkup, 16 maj 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version
Forumi Rinor Islam - FRI

FREE
VIEW