Del për herë të parë në shitje kostumi antiplumb, që përveç se nuk depërtohet nga plumbat është dhe tepër elegant.
Kostumi ka një vlerë prej 17 mijë euro dhe kompania ‘Garrison Bespoke’ që e ka krijuar thotë se është projektuar veçanërisht për politikanë dhe menaxherë.
Kostumi përbëhet nga shtresa të nano karbonit, të cilat sigurojnë mbrojtjen nga plumbat. Firma prodhuese ka bashkëpunuar me një firmë amerikane që prodhon jelekë antiplumë për ushtrinë e SHBA.
Kostumi nuk dallohet fare që ka një pjesë antiplumb dhe është i qepur lehtë, gjë që e bën atë të duket shumë shik. Një kostum të tillë të ndërtuar në mënyrë perfekte, do ta kishte zili edhe James Bond. /shqiptarja/