Categories
Fetva

Destinimi i zeqatit për familjet e dëshmorëve, pengjëve dhe të burgosurve

PYETJA 11: A bën t’u jepet zeqati familjeve të dëshmorëve, pengjëve dhe të burgosurve? Çfarë tretmani fetar ka solidariteti me ta? Çfarë vlere ka kjo në fe?
Dr.Jusuf el-Kardavi
PËRGJIGJA

Destinimi i zeqatit për familjet e dëshmorëve, pengjëve dhe të burgosurve, është veprim legjitim, bile i obligueshëm, nëse familjet e tyre bien në kategoritë e personave të cilëve u takon zeqati, fjala vjen, nëse janë të varfër, të pastrehë, borxhlinj, udhëtarë- e këtu bëjnë pjesë edhe refugjatët dhe të dëbuarit-. Zeqati që u jepet këtyre, ka përparësi dhe është më mirë, se sa zeqati që u jepet tjerëve, ngase nga njëra anë plotësohen nevojat e nevojtarit, e nga ana tjetër, ndihmohet për xhihad në rrugë të Allahut.

 Muslimanët e kanë obligim t’i mbështesin familjet e vëllezërve të tyre të cilët janë vrarë në rrugë të Allahut, e kanë sakrifikuar shpirtin e tyre për shkak fesë dhe umetit dhe u kanë përballuar mundimeve dhe sprovës së pengmarrjes apo burgosjes në rrugë të Allahut. Ata duhet ta zënë vendin e tyre në familje. Ata duhet të bëhen për të vegjlit prind, për të mëdhejtë djem apo vëllezër. Do të duhej që këto familje të jenë nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e bashkësisë muslimane. Besimtari për besimtarin është si pjesët e një ndërtese, e forcojnë dhe e lidhin njëra-tjetrën. Kush ia plotëson nevojat vëllaut të vet, Allahu ia plotëson atij nevojat e veta.
Prej arabishtes:Bashkim Aliu
(Pjesë e shkëputur prej librit Fetava muasire-Fetva Bashkëkohore, pjesa e III )
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version