Këto pamje rrëneqethëse do të mbeten vetëm si një e kaluar e hidhur për familjen Rushiti nga Shkupi. Reportazhi për jetën e vështirë të kësaj familjeje 7 anëtarësh i publikuar muaj më parë në Alsat M ka prekur ndërgjegjen e njerëzve human të cilët mundësuan hedhjen e gurëthemelit për shtëpie të re, ëndërr e kahmotshme e të gjithë anëtarëve të familjes. Ndërsa vendosej gurthemeli për shtëpinë e re, kryefamiljari Rexhep Rushiti nuk gjente fjalë për ta përshkruar këtë gëzim dhe për të falenderuar donatorin anonim i cili do të bëj ndërtimin e shtëpisë.
“Jemi gëzuar qysh nuk jemi gëzu, jemi gëzu shumë, na vjen mir se qysh jam kan nuk do të jem më, do të bëhet më mir kjo. Deshta ti falenderoj më së pari Alsatin që u angazhu për këtë punë, e shpalli dhe që erdh minuta që ja kanë nis. E falenderoj edhe at personin që është për ta ndërtu shtëpinë  edhe pse nuk e di se kush është e falenderoj edhe atë shumë se ai u bë sebep që erdhëm në këtë minutë.. Krejt janë gëzu bile vijnë edhe e shohin, dëshirojnë me pa, shumë jemi gëzu krejt. .Fëmijët janë gëzu më shumë, për edhe është, prej shkollës vijnë këtu..gëzohen, ecin, prej shkollës vijnë e kshyrin se si do të bëhet e çka do të bëhet”, deklaroi Rexhep Rushiti, kryefamiljar.
Shtëpia me sipërfaqe prej 60 metra katrorë pritet të përfundojë brenda 3 muajve, por nëse lejojnë kushtet klimaterike punimet ndërtimore mund të përfundojnë edhe më herët.
“Rexhep Rushiti do të përfitojë sipërfaqe prej 60 metra katrorë. Do ti ketë dy dhoma të vogla diku 4 metra me 3 gjërësi, një kuzhinë bashkë me sallon dhe një banjë. Nji katëshe me 60 metra katrorë megjithëse aq e ka pas edhe vendin, fati i këtij ka qenë që aq e ka pas vendin. Besojmë që në të ardhmen do të ketë edhe më shumë donatorë që do tju ndihmojnë të gjithëvë…Në këtë shtëpi për me ndërtu jemi pesë punëtor, dy mjeshtër dhe 3 punëtor i kemi”, tha Ismet Izairi, mjeshtër.
Për momentin, familja Rushiti është vendosur me qira në një lagje tjetër të Shkupit ku duhet të paguaj 120 euro në muaj. Ai me këtë rast apelon të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në pagesën e qirasë.
“E kemi bë nga 120 euro mi dhanë por nuk kam, nuk kam për mi dhanë, po tash ta shohim ndonjë shok ose mik nëse do të mund të na ndihmon ta paguajmë qiranë derisa të bëhet shtëpia. Me hangër për me pi nëqoftëse ka mundësi dikush të bën gajret”, u shpreh Rexhep Rushiti, kryefamiljar.
Rexhep Rushiti ka pesë fëmijë, katër prej tyre ndjekin shkollimin fillore dhe të mesëm. Përveç ndihmës sociale prej 2500 denarë ata nuk kanë të ardhura tjera./Alsat-M/