Ende pa tu shёruar dhimbjet e vjetra
mbi ty po hapen plagё tё reja,
vallё kush tё bёri kaqё mallkim
qё bombardimet tё mos ken mbarim.
Nga Qielli i hapur nё vend tё shiut po bien raketa
marin shumё jetё njerzish,e shumё tё tjerё lёn me tё meta,
nga gjaku juaj i kulluar,ujitet vet toka
nё vend se tё mbin fara e dhimbjes
po mbin ajo e mbjellura prej armikut,fara e urrejtjes.
Nё syt e botёs sё shtrembёruar duket e bukur
pёrkundrejt kostos sё lartё qё ka gjaku i derdhur,
e nё syt e ralitetit ёshtё vepra mё e shёmtuar
pёrkundrejt kostos sё lartё qё sjellё vullneti i fortё pёr ta ndryshuar.
Fёmijёt me plot zemёr u dalin pёrballё ushtarёve tё fёlliqur
e ata tё pafet,mizorisht shtyn drejt tyre me armё pёr ti goditur,
e si mund tё quhet terrorist njё fёmij qё mbron vendlindjen
e ozurpuesi tё quhet i ndershёm,kur tё pafajshёm,pafundёsisht vret e masakron.
Bota po heshtё e nuk po e ndalon kёtё flliqёsirё
sepse ajo ёshtё vetё njё e tillё dhe gjithçka pёrrethё i duket e mirё,
lotёt dhe piskamat e dhimbjes qё shkatrojnё shpirtrat
nuk janё gjё pёrpos se njё kёngё e shtuar nё repertuarin e kafes sё mёngjesit.
Kur i forti sulmon tё dobёtin,rezultati ёshtё trishtues
Kur i padrejti sundon tё drejtin,rezultati ёshtё shkatrues,
Kur i sёmuri shёron tё shёndoshin,rezultati ёshtё fatal
Kur budallai i shet mend tё mençurit,dijeni se bota ёshtё nё shkatrim total.
Zoti na udhёzoft dhe na Ndihmoft tё gjithёve
Shkruar nga : Xhemshit Jusufi