Ua’il Shihab
Ditët e bekuara të Ramazanit po ikin mjaft shpejt. Ditët speciale të Allahut, në të cilat Ai zbret mëshirën e Tij të madhe, faljen dhe plotëson dëshirat e besimtarëve, ndodhen në muajin e Ramazanit, kështu që gjithsecili prej nesh duhet të vlerësojë këtë muaj para se të jetë shumë vonë. Profeti Muhamed (a.s) na ka thënë se Ramazani ndahet në tre pjesë, pjesa e parë përbëhet nga mëshira e Allahut, e dyta nga falja dhe e treta nga shpëtimi prej zjarrit të Ferrit.
Askush nuk e di nëse e ka fituar mëshirën e Allahut të Madhëruar në çastin kur ka mbaruar dhjetë ditëshi i parë. Duhet të jemi shumë të sinqertë me veten tonë në momentin kur shpresojmë që të fitojmë këtë dhuratë, por duhet të përpiqemi që të fitojmë dhe pjesën tjetër të bekimeve që kanë mbetur për pjesën e mbetur të muajit.
Tashmë kemi hyrë në ditët e faljes. A jemi gati për të hyrë në këto ditë? A jemi përgatitur për tu falur nga Zoti? Është çasti më i volitshëm për tu falur nga Zoti ynë dhe për t`i kërkuar falje Atij. Është një moment që nuk duhet ta humbim, nëse dështojmë për të marrë faljen e Zotit të madhëruar kur do të na falen mëkatet tona?
Profeti Muhamed (a.s), shokët e tij dhe myslimanët e sinqertë përmes gjithë kësaj periudhe janë falur duke kërkuar mirësitë e këtij muaji. Njerëzit e mençur e dinë se kurrë s`duhet të humbasin asnjë ditë të këtij muaji.
Pyetja më e rëndësishme që shtrohet është; Si duhet ta kërkojmë faljen e Allahut gjatë këtyre ditëve të bekuara të Ramazanit? Më poshtë po ju japim disa udhëzime:
1. Çdokush duhet të pendohet sinqerisht para Allahut të Madhëruar, duke kërkuar faljen e Tij,
2. Nuk duhet kryer asnjë vepër e ndaluar,
3. Duhet të falim më shumë namaze nate (Tahaxhud), duhet të japim më shumë sadaka, duhet ta përmendim më shumë Zotin dhe duhet të lexojmë më shumë Kuran.
4. Nuk duhet të lëmë pas dore namazet dhe duhet t`i falim ato në vaktet e tyre.
5. Duhet ti lutemi Allahut të Madhëruar për falje dhe duhet t`i kërkojmë Atij të mos na heqë nga furnizimi i Tij.
O Allah, na ndihmo që të fitojmë mëshirën Tënde, faljen dhe bekimet e Tua, Amin./AO/