Gazeta gjermane Die Zeit ka botuar një artikull ku thuhet se autoritetet puçiste të Egjiptit kanë dështuar për të ndaluar protestat pavarësisht nga përdorimi i forcës dhe represionit shtetëror. Ndërkohë, është thelluar ndarja brenda shoqërisë egjiptiane si pasojë e puçit ushtarak.
Artikulli thotë se Egjipti po përballet me skena tronditëse dhe alarmante që janë bërë tashmë të njohura. Sulmet me plumba dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në rrugë dhe në ndërtesa të banimit, janë bërë përditshmëri. Gjithashtu grumbujt e kufomave në katet e spitaleve janë bërë të zakonta.
Gazeta shkruan se vendi i Nilit nuk është i qetë pavarësisht që aparati i sigurisë ka bërë ç’mos për të shtypur protestuesit, duke përdorur të gjitha mjetet e represionit gjatë tre muajve të fundit.
“Liderët e Vëllezërve Musliman janë në burg, Presidenti Mursi u rrëmbye dhe askush nuk e di vendë ndodhjen e tij. Vëllazëria muslimane është ndaluar me ligj, fondet e saj janë konfiskuar, mijëra demonstrues janë arrestuar dhe janë duke vuajtur tmerret brenda bodrumeve të burgut dhe mijëra civilë të cilët kundërshtuan grusht-shtetin janë vrarë nga ushtria dhe policia që nga 3 korriku. Megjithatë, përkundër gjithë kësaj ushria e Egjiptit nuk mund të kontrollojnë vendin”, shkruan Die Zeit.
Artikulli vazhdon: “Në zyret kryesore të vendit, qeveritarët e emëruar rishtas nuk mund ta kontrollojnë situatën. Turizmi ka rënë për një të dhjetën e asaj që ishte në vitin 2010, dhe kompanitë nuk mund të paguajnë pagat për punonjësit e tyre. Shoqëria është ndarë, dhe ndarja është bërë pjesë e jetës së përditshme të Egjiptasve. Egjipti kurrë nuk ka përjetuar një gjendje të tillë të shkatërrimit, polarizimit, dhe paralizës”.
“Kulturës së pushtetit ushtarak në Egjipt i mungon vullneti i vërtetë për të negociuar dhe për të bërë lëshime që do të përmbajnë tensionin dhe eskalimet. “Prandaj ne do të vazhdojmë të shikojmë këto skena të pafundme, të shëmtuara dhe tronditëse, për sa kohë që gjendja mbetet e pandryshuar”, përfundoi artikulli. /mesazhi/
Categories