Categories
Lajme FRI

DITA E DYTË E TAKIMIT RINOR BALLKANIK

Takimi Rinor Ballkanik “Rinia përballë krizave – ndërveprimi dhe zgjidhjet” që po realizohet në qendrën e FRI në Shkup vazhdon edhe në ditën e dytë dhe realizohet me pjesëmarrës nga Republika e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Preshevës dhe Sanxhakut.
Në ditën e dytë u realizuan dy trajnime, “Roli i rrjeteve sociale në udhëzimin e të rinjëve në kohë krize”, që e trajtoi Dr. Kujtim Kasami dhe “Sfidat e OJQ-ve gjatë krizave dhe si ti kapërcejmë ato”, me Azemine Kukaj. Përveç trajnimeve u bë edhe prezantimi i 5 organizatave për të ndarë përvojat e tyre të suksesit.
Pas dite iu bë vizitë xhamisë Allaxha, ku pjesëmarrësit bashkarisht falën namazin e drekës. Më pastaj vijoi shëtitja në Kanjonin e Matkës, e cila ishte freskuese dhe ofroi informacione të ndryshme.
Takimi do të vazhdojë deri ditën e hënë, kur do të bëhet mbyllja solemne e takimit dhe do të ndahen mirënjohje.
Shkup, 10 shtator 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version