Zemra e financave islame globale do të rreh në Stamboll.
Dje në Stamboll u përurua “Qendra për Zhvillimin e Financave Islame Globale” që është përfaqësia e parë e Bankës Botërore në fushën e financave islame.
Në ceremoninë e përurimit të Qendrës për Zhvillimin e Financave Islame Globale të Bankës Botërore morën pjesë Zëvendëskryeministri turk Ali Babaxhan dhe guvernatori i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.
Zëvendëskryeministri Babaxhan tha se qendra e hapur është e rëndësisë së madhe të bërjes së Stambollit qendër ndërkombëtare e financave.
Ali Babaxhan gjithashtu tha se sistemi bankar pa interes do atë përdoret edhe në vendet perëndimore.
Guvernatori i Bankës Botërore, Jim Yong Kim tha se beson që në saje të udhëheqësve turq që dedikuan veten për popullin e tyre, Qendra për Zhvillimin e Financave Islame Globale do të jetë e suksesshme 100%.
Në përgjigje të një pyetje Yong Kim tha se Banka Botërore mundohet të bëjë atë që është e mundur në lidhje me refugjatët sirian, por edhe kjo ka një kufi, ndërsa do të përqendrohen në drejtim të rritjes së ndihmave ndaj refugjatëve.
Qendra për Zhvillimin e Financave Islame Globale e themeluar në bashkëpunim mes Bankës Botërore dhe Departamentit të Thesarit do të veproj nën kuadrin e Bursave të Stambollit.
EDITOR
11 years ago
previous article
Pas një kohe të gjatë shamia kthehet në Parlament e Turqisë
next article
Prejardhja e natës së shtrigave (Halloween)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago