Categories
Lajme FRI

Doli në qarkullim libri “Kodi social dhe moral në Islam”

Islami është feja e vetme ideale dhe ai është i vetmi që jep një kod të plotë të udhëzimit në të gjitha aktivitetet njerëzore. Ai jo vetëm që e porosit njeriun për të pasur besim në Krijuesin e tij – Allahun e Lartësuar, por edhe skicon porosi lidhur me marrëdhëniet me krijesat, gjegjësisht me njerëzit. Ai (Islami) na mëson se ekziston jetë edhe pas jetës së kësaj bote dhe na urdhëron të besojmë në të. Rrjedhimisht, motoja e Islamit është: “O Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë, të mira në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” (Kuran, 2: 201).
Në përgjithësi, veprimet njerëzore ndahen në të mira dhe në të këqija. Veprimet e mira na janë rekomanduar t’i kryejmë, përderisa veprimet e këqija na janë ndaluar e, si pasojë, duhet të largohemi nga to. Meqenëse Islami është i bazuar në shpallje hyjnore të cilat kanë zbritur përmes të Dërguarve të Allahut të Lartësuar, prej të cilëve i fundit ishte Muhamedi [alejhi selam], parimet morale islame fillojnë me mospranimin e idesë se duhet adhuruar dikë, përveç Allahut të Lartësuar, i cili është Një – i Vetëm dhe i cili është Sunduesi i gjithësisë dhe që të mos pranohet e tërë ajo që e ka ndaluar Allahu i Lartësuar në Librin e Tij dhe përmes të Dërguarit të Tij. Urdhrat hyjnore të cilat i porosisin muslimanët se cilat vepra duhet bërë e cilat jo janë përfshirë në Kuran dhe në Sunet.
Kjo është një pjesëz nga hyrja e librit “Kodi social dhe moral në Islam”, i cili gjatazi sqaron konceptet themelore të fesë islame, të drejtat dhe obligimet në mes njerëzve, kodin e sjelljes në përgjithësi, kodin e zakoneve, virtytet e karakterit njerëzor, si edhe veset e karakterit njerëzor.
Më shumë të dhëna rreth librit:
Botues: Furkan ISM
Titulli i librit: Kodi social dhe moral në Islam
Autor: Muhamed el-Kudri
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi
Redaktor gjuhësor: Agim Abazi
Kopertina: Jusuf Saliu
Madhësia: A5
Çmimi: 400 den.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version