Në kuadër të aktiviteteve që Forumi Rinor Islam ndërmerr për të informuar publikun e gjerë mbi veprimtarinë e tij, në janar të vitit 2026 doli nga shtypi buletini vjetor për vitin 2025.
Ky botim përmbledh në mënyrë të strukturuar dhe gjithëpërfshirëse aktivitetet, projektet dhe zhvillimet kryesore që FRI ka realizuar gjatë vitit 2025 në të gjitha qytetet ku vepron. Përmes këtij buletini pasqyrohet puna e vazhdueshme në fushën edukative, fetare, sociale dhe rinore, si dhe angazhimi për fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e një shoqërie me vlera.
Në përmbajtjen e tij janë përfshirë aktivitetet kryesore si ligjëratat fetare, trajnimet edukative, projektet rinore, fushatat humanitare, aktivitetet e Ramazanit, manifestimet tradicionale, si dhe zhvillimet e brendshme organizative, përfshirë Kuvendin e XVIII dhe shënimin e 25-vjetorit të themelimit të organizatës.
Buletini i vitit 2025 paraqet gjithashtu vizionin, misionin dhe orientimin strategjik të Forumit Rinor Islam, duke reflektuar një vit të rëndësishëm të konsolidimit institucional, rritjes së bashkëpunimeve dhe zhvillimit të projekteve me ndikim të gjerë në shoqëri.
Të njëjtin mund ta shfletoni edhe në mënyrë online: Buletini 2025
Janar 2026











