Përcaktimi prej laik apo sekular varësisht në cilën gjuhë e konsulton Kushtetutën  e Kosovës , nuk e le të nënkuptohet se fetarët janë pjesë e ndarë e shtetit dhe se afetarët ekskluzivisht e paskan të drejtën së drejtimit të këtij vendi.
Kosova është neutrale për bindjet fetare të qytetarëve të saj dhe nuk e favorizon afetarinë , ateizmin apo ndonjë emërtim tjetër teknik me esence të njëjtë të ‘pa fesisë’ e as të fetarisë të cilit  do nga besimet ekzistuese në vendin tonë.
Në shtetin e Kosovës janë dy orientimet kryesore , një i afetarëve që fshihen pas emërtimit kushtetutës ‘sekular,laik’ që aktualisht orientojnë vendin dhe fetarët të cilët ua kanë lënë terrenin e lirë ‘të pafeve’ dhe këtë o nga injoranca për të drejtën e tyre të angazhimit politik, o nga mungesa e guximit qytetar për veprim konkret.
Qe të merremi vesh, afetarët më konkretisht krahu që drejton sot politikën e Kosovës me gjithë angazhimet sporadike konkrete aty këtu ,  gjithë të tjerat që janë bërë në Kosovë kanë rrjedh nga rasti, nga ndikimet ndërkombëtare  duke e bërë këtë shtet xhungël.
Opsionet e gjitha formacioneve politike ekzistuese të krahut afetar ditë për drejt po tregojnë se janë të një vije, ndryshon veç forma e artikulimit.
Disa qeveri prej pas lufte dhe në vend të ngritjes së moralit qytetar, mirëqenies sociale, ekonomike dhe krijimit të një shoqërie në radhë të parë me vlera morale, pastaj edhe shkencore dhe akademike e konkurruese ato qeveritë e deri tanishme kanë bërë të kundërtën , sa që e kanë bërë që shumë të rinj edhe ta urrejnë këtë vend .
Përveç korrupsionit si problem i prodhuar nga kjo polikë e afetarëve , problemet tjera si varfëria ekstreme, dukurit negative n shkolla si droga e alkooli, pastaj trafikimi me qenie njerëzore , imazhi negativ në opinionin botëror kjo politikë e afetarëve ka nisur edhe një masakër me shpirtin e popullit të saj.
Disa vjet Prishtina nuk i ka dhënë leje BIK për ndërtimin e Xhamisë së Madhe ndërsa Qendra Islame veç është harruar si projekt. Ndryshe që prej pas lufte për herë të parë në qeverise të shqiptarëve kanë nisur edhe largimi nga shkolla i vajzave të besimit Islam që kanë insistuar në mbajtje të shamisë. Me që legjislatura e atëhershme nuk u lejonte një gjë të tillë, afetarët prunë edhe një udhëzim administrativ me të cilin u mohohej e drejta e shkollimit vajzave që insistonin ta respektonin këtë parim fetar .
Për këto janë problemet në dukje që shihen nga larg , ndërsa gjenocidi verbal që kanë ushtruar kjo politikë në bashkëpunim me disa akter tjerë të dyshimtë nga shoqëria civile është jashtëzakonisht më rëndë se kjo.
Përpjekja për të demonizuar fenë dhe gjithçka fetare, çirrje antiislame në medie dhe publik prej ministrash e deputetësh e deri tek disa shkrues amator thjesht flasin për orientimin e tyre real dhe objektivin e tyre kryesor në politik. Të bëmat gjegjësisht të pa bërat e tyre në fushën e tyre profesionale apo të funksionit janë dëshmi tjetër se ata objektiv dhe obsesion i kanë fetarët deri në çislamizim.
‘As në kohë të luftës nuk i ka ardhur era më shkrumb Kosovës , se sa i ka ardhur në vitet e pas pavarësisë e këtej. Masakrat , djegia dhe dhunimi i shpirtit të  këtij populli duhet të marrë dënimin më maksimal nga gjykatësit më real të kësaj bote , qytetarët e saj.’
Mjaftimi që për këtë do e paguajnë në botën tjetër është pranim për ndarje të dënimit të mëkati me ta. Konkretisht që ndëshkimi hyjnor do mund të na kap ne gjithëve për shkak të mos veprimit tonë përball elementit të tillë.
 
Por si munden myslimanët e Kosovës të kenë sukses në politikë ?
 
Që te kenë sukses në politikë myslimanët e Kosovës duhet që shpirtërisht të jenë të gatshëm të lënë anash gjitha paragjykimet në mes vete, përkohësisht të braktisin egot personale, të ndjejnë domosdoshmërinë e këtij angazhimi dhe  të kenë gatishmërinë për veprim të gjithçka e nevojshme brenda kufijve të së lejuarës (hallall).
E para që duhet të bëhet është unifikimi i myslimanëve të Kosovës pavarësisht dallimeve të vogla apo më shumë se të vogla që kanë në mes vete.
Kjo gjë s’bëhet ndryshe veç duke rizgjuar vetëdijen në mes imamëve dhe thirrësve islame në gjithë Kosovën të cilët do reflektojnë këtë unitet tek masa e gjerë e myslimanëve.  Pra s’them për angazhim politik të imamëve (ata imam që duan ta  bëjnë duhet ta bëjnë duke mos pas asnjë lloj funksioni brenda BIK) por them që ti heqim hilet mes nesh dhe tu tregojmë hakun xhematit mysliman.
Për tu treguar me korret nuk po citoj emra dhe në vend të saj po përdor gjuhën e publikut duke mos lënë të nënkuptohet që kjo është kultura ime, por thjesht për identifikim .
Ideja është që ‘hoxhët me mjekra’ tu bëjnë të qarët publikut të tyre mysliman që i dëgjon ligjëratat e tyre se BIK dhe imamët e xhemati i saj janë në hak po aq sa janë ata, dhe se dallimet e vogla që u kanë mësuar nxënësve të tyre s’janë veçse prej mëshirës së Zotit, të ligjësuar fetarisht nga dijetarët e umetit. Ndërsa debatet për ‘bidate dhe akide të prishur’ të zhvillohen në mes nivele teologësh me përgatitje akademike të konfirmuar larg nga publiku.
Se të lënit e përshtypjes se BIK dhe xhamatit mysliman prej shekujsh qenkan në dalalet kur në fakt nuk janë (pavarësisht elementëve për tu rishikuar) është mëkat dhe padrejtësi që po u bëhet xhamatit mysliman faturën e së cilës po e paguajnë të gjithë myslimanët.
Kjo është një gjë që bëhet, gjithnjë nëse ‘hoxhët me mjekra’ nuk ia kanë ndonjë obligim vendit ku janë shkolluar e të ndjekin pikë përpike çdo  ide të atij vendi, dhe s’e duke qenë hak shoqëria islame fetare të ndjek vij të njëjtë me ta . Këtë përshtypje tua lënë edhe  xhematit të tyre në publik por edhe në privat.
Sikur dhe BIK që në mas të madhe është treguar respektuese ndaj këtyre shpjegimeve juridike jashtë vijës së tij tej shekullore dhe imamët e saj kanë treguar gatishmëri për ti ofruar pavarësisht ideve ndryshe me ta. Madje BIK gjithnjë është kujdesur të ruaj imazhin dhe s’ka lënë që perceptimi publik për ta të jetë i njëjtë si ai i propagandës antiislame. Ajo i ka angazhuar ata edhe Imam sepse logjikisht ata që kanë kryer fakultet në Ezher, Saudi   e Turqi, janë më meritor për imam se ata që kanë kryer në Ballkan sikur që një që ka studiuar  në Harward e Oxford është më meritor se një që ka studiuar në vendin tonë. Prandaj është më logjike që gjithë imamët e Kosovës të kenë një vijë të shpjegimeve të njëjtë ose të përafërt dhe përfundimisht të braktisin idenë e grumbullimit të xhematëve.
Unifikime fetar, në bindje fetare të pastra dhe krijimi i një xhemati unik të paktën në gjërat esenciale të fesë , pastaj insistimi në edukimin e besimtarëve sidomos në fushën e etikës islame krahas akides dhe fikut dhe nxitja për ngritje intelektuale e shkencore është faza e parë e projektit të përfshirjes së myslimanëve në politikë.
Faza e dytë është shpërbërja e menjëhershme e tri partizave PD, LISBA dhe PK , që ekzistenca e dy të parëve veç i ka sjell dëm më shumë se ato pak dobi çështjes Islame . Të paktën LISBA dhe PK duhet ta bënin këtë sa më parë që të mos ngazëllehen militantët dhe elektorati që më pas dihet qartë do përfundoj i zhgënjyer siç në mas të madhe është ndjerë në rastin e PD-së. Kërkesa për shpërbërje të tyre nuk është për ti bërë dëm atyre aspak por për ti bërë shumë më të fort.  Është e qartë se të qenurit në këto parti u ka ofruar disa komoditete atyre si në rastin e PD-së , madje dhe bërja e kreut të saj  ministër i Shëndetësisë ka qenë një nderë edhe për elektoratin e saj , por do ishte budallallëk  që  gjithë angazhimi i dhe energjia e myslimane të mjaftohej me kaq.
Me fjalë tjera me një organizim unik , gjithëpërfshirëse të myslimanëve  kreu i PD-së mbase sërish do ishte ministër shëndetësie apo edhe ndonjë post më të lart njëjtë si themeluesi i LISBA-së që mund të ishte ministër i mbrojtjes e ngjashëm.
Organizmat krye në vete, emocionale dhe euforike e ndonjë herë shumë egocentrike e megalomane deri tani i kanë pru mjaftë dëm islamit dhe myslimanëve në Kosovë .
Prandaj elita e myslimanëve duhet të ndjejë domosdoshmërinë e një organizimi politikë dinjitoz, duke i përfshi në politikë gjithë ata që kanë shfaq interesim në këto organizime dhe të tjerë që për motive tjera janë treguar jo aktiv dhe organizimi politik të mos dal i rastit siç ka dal deri tani.
Ndryshe BIK duhet të jetë direkt jashtë këtij organizmi politik , të ruaj vijën institucionale , të shpreh gatishmëri për ndihmë nga intelektualët por gjithnjë si organizatë fetare. Ajo duhet të ketë rolin si të Dijanetit Turk , e cila pavarësisht që në krye të shtetit ka një ish medresistë , ajo vazhdon të jetë e pandikuar nga politika.
Për me tepër BIK dhe xhemati mysliman duhet të insistojnë që statusi i BIK duhet të jetë më avancues se i bashkësive tjera fetare ose ekuivalent si i Kishës Ortodokse dhe Katolike .
Pra eksraterritorialiteti i vakafëve të BIK duhet të garantohet me ligj dhe BIK të ketë obligime ndaj Qeverisë së Kosovës sa ka edhe Kisha Ortodokse dhe Katolike por jo më shumë. Nëse ato i përgjigjen Vatikanit edhe BIK duhet të lidhet me Dijanetin, Ezherin apo Medinën.