Këtyre ditëve nga Wintetura e Zvicrës konkretish nga bashkëatdhetari yne Selami Ademi nga Kumanova, arriti një donacion dedikuar për arsimin shqip, më konkret për klasat e para të arsimit fillor, kështu që sod dhe disa ditë më parë përmes trainerit të klubit ciklistik “Teuta” janë shpërndarë shumë gjëra nëpër shkollat ku është konstatuar se nevoja ishte më e madhe për ti ndihmuar dhe kontribuar.
Këto donacione janë vetëm një lloj stimulimi për të angazhuar edhe të tjerë njerëz që e duan arsimin shqip dhe gjeneratat e ardhëshme, pasi që burimi i diturisë është mu nga keto objekte ku ka shumë nevojë për të kontribuar secili nga pak.
Ky donacion u nda nëpër këto shkolla fillore, “Bajram Shabani”, “Naim Frashëri”, Tolizordumis”, “Kongresi i Manastirit” Llopat, “Faik Konica” Orizare, “Kultura” mateç, “Kultura” Vishtic dhe “Kultura” Nikushtak.
Para disa muajve po i njejti donator të gjitha shkollave që i përkasin arsimit shqip në komunat e kumanovës dhe likovës përmes klubit ciklistik i ndajti paisje sportive, kështu që ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tej ku të rradhës janë tre piano./TVFESTA/