Ardhja e muajit Ramazan disa nga banorët e Dubait i ka bërë që të mendojnë më shumë për kodin e veshjes në këtë vend të madh turistik.
Një organizatë për ‘Kodin e veshjes’ që u hap vitin e kaluar ka filluar të shpërndajë fletushka tek të huajt në mënyrë që ata të respektojnë muajin e shenjtë Ramazan.
“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar moralin dhe kulturën e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe për të inkurajuar vizitorët që të respektojnë traditat e vendit”, tha një zëdhënëse e kësaj organizate.
Organizatorët thonë se fushata ka për qëllim të promovojë respektin për kulturën e vendit në mesin e të huajve.
Ata porosisin që çdo njeri të jetë i mbuluar nga gjunjët e deri mbi supe, ndërsa bëjnë edhe presion mbi organet e vendit që të gjobiten personat që nuk e respektojnë këtë kod.
Categories