Lansohet produkti me i rri ne internet – Makina kerkuese e internetit – halalgoogling.
Tani muslimant kane verzionin e tyre per te kerkuar internetin. Halagoogling perdor teknologjin e fundit te internetit dhe per te siguruar kualitet te lart perdor rezultatet e makinave kerkuese te medha Google dhe bing, duke venduar ne perdorim nje sistem te sofistikuar per filtrimin e rezultateve haram (te ndaluara) sipas ligjit Islam.
Ideja për krijimin e Halalgoogling  si dhe cilësitë e ndërlidhura me të janë te bazuara në teknologjinë ekzistuese e cila nuk i kënaq nevojat e Muslimanëve në botë gjatë kërkimeve të tyre në internet. Duke marrë parasysh numrin e pergjithshem të komunitetit Islam në mbarë botën i cili arin në 1.5 miliard njerëz dhe duke u bazuar në faktin se ata janë të shqetësuar nga përmbajtjet që mund ti hasin në internet apo në vecanti që mund ti hasin fëmijet e tyre, gjithnjë e më shumë është ngritur vetëdija tek ky komunitet për krijimin e një makine kërkuese të këtij lloji. Ky mjet i vecantë dhe mjaft i kërkuar tani më është gati dhe mund të përdoret – makina kërkuse e faqeve në internet.
Sistemi filtrues i përmbajtjeve Haram 
Nje sistem i vecantë i dizajnuar për filtrim, i largon rezultatet e kërkimit në internet faqet apo përmbajtjet Haram (të ndaluara) si: pornografia, lakuriqësia, homoseksualiteti, përmbajtje lesbike, biseksuale, kumarit, përmbajtjeve anti-islamike apo çdo gjë tjetër që është haram (e ndaluar) bazuar sipas Ligjit Islam.
Sistemi perfshinë komponente të ndryshme për të siguruar mbrojtje më të mirë për komunitetin Islam. /Portalb