Pyetje: Nëse imami gjatë faljes së namazit dyshon se rroba është e papastër, mirëpo namazin nuk e lë sepse thjesht dyshon. Kur mbaroi së faluri namazin pa se papastërtia ishe evidente. Në këtë rast cila është dispozita fetare? Në këtë rast a duhet ta ndërpresë namazin për shkak të dyshimit që ka apo duhet ta plotësojë atë deri në fund?
Emri i Myftiut: Dijetari i nderuar Bin Baz
Përgjigjja: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed.
Nëse ai që falet dyshon se rroba që ka veshur është e papastër nuk i lejohet që ta ndërpresë namazin, qoftë imam, xhemat apo vetëm. Në këtë rast ai duhet ta plotësojë namazin. Kur më pas të kuptojë se rroba është e papastër nuk e ka për obligim që të përsërisë namazin në thënien më të saktë të dijetarëve, sepse për papastërtinë e saj ai nuk u bind vetëm se pas faljes së namazit. Është transmetuar se profeti (a.s.) ka hequr sandalet duke u falur kur e lajmëroi Xhibrili (a.s.) se ato ishin të pista. Pastaj profeti (a.s.) nuk e përsëriti fillimin e namazit, por vazhdoi faljen.
Mirëpo nëse dikush falet duke menduar se është me abdes. Dhe pas faljes së namazit kujtohet se nuk ka abdes apo është xhunub, atëherë në këtë rast ai e ka për obligim që të marrë abdes apo të marrë gusul, dhe të përsërisë faljen e namazit, sepse të këtij mendimi janë dakord të gjithë dijetarët. Profeti (a.s.) ka thënë: “Namazi i falur pa abes nuk është i pranuar dhe as sadekaja që është vjedhur nga plaçka e luftës.”[1] “Namazi i dikujt që është pa abes[2] nuk është i pranueshëm derisa të marrë abdes”[3]
Allahu e di më së miri.
 


[1] Këtë hadith e ka transmetuar imam Muslimi.
[2] Ose që është  xhunub
[3] Këtë hadith e kanë transmetuar imam Buhariu dhe imam Muslimi.