Ëndrra 153-vjeçare e Turqisë, “Marmaray”, një nga projektet më të mëdha dhe të rëndësishme të botës, është bërë sot realitet me një ceremoni organizuar sot në stacionin Üsküdar, në 90-vjetorin e shpalljes së Republikës, me pjesëmarrjen e Presidentit Abdullah Gyl, Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan, Kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe, Kryeministrit të Rumanisë Viktor Ponta dhe të 9 ministrave nga 8 vende.
Pas fjalimeve të rastit Presidenti Gyl dhe Kryeminstri Erdoan bashkë me pjesëmarrësit kaluan Ngushticën e Bosforit poshtë detit me tren dhe kaluan në pjesën evropiane të qytetit duke mbërritur në stacionin Yenikapi të këtij projekti.
UDHËTIMI EVROPË-AZI TASHMË ZGJAT VETËM 4 MINUTA
Projekti “Marmaray” përmban në vetvete shumë risi në botë në aspektin e inovacioneve si infrastruktura teknologjike, përmasa, madhësia e tij ekonomike, shtysa që do ti sjellë ky projekt transportit hekurudhor dhe shume risi të tjera.
Projekti “Marmaray” bashkon anën evropiane me atë aziatike duke kaluar nën ujë në Ngushticën e Stambollit përbëhet nga 3 pjesë të pozionuar ndërmjet lagjes Gebze (në pjesën aziatike) dhe Halkali (në pjesën evropiane). Udhëtimi Gebze-Halkalı dikur zgjaste 185 minuta, por me vënien në punë të sistemit hekurudhor periferik të përmirësuar në kuadër të Projektit Marmaray ky udhëtim do të reduktohet në 105 minuta. Udhëtimi me tren e metro nga lagjja Bostancı në lagjen Bakırköy do të jetë 37 minuta, kurse ndërmjet lagjeve Söğütlüçeşme-Yenikapı koha e udhëtimit do të shkurtohet në 12 minuta. Trenat pjesën e Ngushticës së Stambollit, rrugën hekurudhore ndërmjet stacionit Üsküdar në pjesën aziatike dhe stacionit Sirkeci në pjesën evropiane do ta përshkojë për 4 minuta. Kështu koha e udhëtimit ndërmjet Evropës e Azisë poshtë Ngushticës së Stambollit do të reduktohet në 4 minuta.
SYNIMI ËSHTË 1 MILIONË E 200 MIJË PASAGJERË NË DITË
Tuneli që kalon nën ujë është i gjatë afërsisht 13,5 km. Me vënien në punë edhe të linjës hekurudhore periferike Gebze-Halkalı me anë të trenit “Marmaray” (tunelit me të njëjtin emër) ndërmjet Gebze-Halkalı do të realizohet nga një udhëtim për çdo 2-10 minuta. Projekti ka kapacitet që në një drejtim të transportojë 75 mijë udhëtarë në orë, kurse në ditë numri i pasagjerëve do të arrijë në 1 milionë e 200 mijë.
ÇMIMI I BILETËS 1,95 LIRA TURKE (rreth 1$)
Çmimet që do të aplikohen në trenin Marmaray, të cilin qytetarët do ta purgatorin duke filluar nga data 1 nëntor, do të jenë në nivelin e çmimeve në fuqi për transportin urban në Stamboll. Çmimi do të jetë rreth 1,95 lira turke (pra rreth 1 dollar). Karta elektronike që përdoret në Stamboll “Istanbulkart” do të mund të përdoret edhe në Marmaray. E drejta e menaxhimit të tunelit, trenit “Marmaray” që nga dita e sotme i kalon Drejtorisë se Përgjithshme të Hekurudhave të Shtetit të Republikës së Turqisë (TCDD).
PROJEKTI ËSHTË ËNDËRRUAR NGA SULTAN ABDULMEXHIDI
Marmaraj, i njohur ndryshe edhe si “Projekti i Shekullit”, projekt që ka filluar që tani të tërheqë vëmendjen e të gjithë botes me risitë e shumta që solli me vete realizimi i këtij projekti, në fakt ka një histori 153 vjet të gjatë dhe të vështirë ndërtimi.
Për herë të parë ideja për ndërtimin e një tuneli hekurudhor që do të kalonte poshtë nën ujë është hedhur në vitin 1860 nga Sulltan Abdulmexhidi. Në fillimi kalimi poshtë Ngushticës së Stambollit u planifikua si një tunel të vendosur mbi kolona që do të ndërtoheshin mbi tabanin e detit. Kjo ide në periudhat e ardhshme u vlerësua në një nivel më të përparuar dhe në vitin 1902 u zhvillua një projekt.
Në projekt parashikohej ndërtimi i një tuneli hekurudhor që do të kalonte poshtë Ngushticës së Bosforit, por në projekt flitej edhe për një tunel të vendosur mbi tabanin e detit. Që nga ajo kohë e prapa u hodhën dhe u provuan ide dhe mendime të ndryshme dhe teknologjitë e reja u shndërruan në projektim. Në fillim të viteve 1980 dëshira dhe kërkesa për një lidhje hekurudhore për transportin publik që kalon nën Ngushticën e Stambollit u rrit edhe më shumë dhe në vitin 1987 u realizua edhe studimi i parë gjithëpërfshirës për fizibilitetin.
Në fund të punimeve studimore rrugëtimi i përcaktuar në projektin e sotëm u identifikua si itinerari më i mirë. Në vitin 1987 projekti mori konturet e para dhe në vitet që pasuan u diskutua edhe më shumë dhe në vitin 1995 u vendos për bërjen e një studimi më të detajuar, kurse në vitin 1987 këtyre punimeve iu shtuan edhe përditësimi i studimit të fizibilitetit duke përfshirë edhe parashikimet në lidhje me kërkesën e pasagjerëve në të ardhmen.
KAZMA E PARË RA NË VITIN 2004
Punimet në fjalë përfunduan në vitin 1998 dhe rezultatet e marra ishin në cilësinë e konfirmimit të përfundimeve të mëparshme. Realizimi i projektit do tu siguronte atyre që jetojnë dhe punojnë në Stamboll shumë avantazhe dhe do të reduktonte problemet që rriteshin me shpejtësi dhe që kishin lidhje me trafikun e ngjeshur të makinave në qytet. Në vitin 1999 ndërmjet Turqisë dhe Bankës Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JBIC) u nënshkrua një marrëveshje për financimin e projektit.
Kredia e siguruar përmes kësaj marrëveshjeje ishte themeli i burimeve të financimit të parashikuar për tunelin e Ngushticës së Stambollit si pjesa më e vështirë dhe më e rëndësishme e projektit. Në mars të vitit 2002 u përgatit dokumentacioni për tenderimin e projektit. Në po të njëjtin vit u zhvilluan tenderat për ndërtimin e tunelit që do të kalonte poshtë ujit dhe të tuneleve afrues (parahyrës) si dhe të 4 stacioneve hekurudhore. Në maj të vitit 2004 u nënshkrua kontrata me konsorciumin që kishte fituar tenderin dhe në muajin gusht të po të njëjtit vit u hodh edhe kazma e parë për të bërë realitet ëndrrën shekullore të Turqisë.
Në 21 dhjetor 2006 filloi puna për hapjen e tuneleve me anë të metodës së shpimit ndërmjet Ayrılıkçeşme-Üsküdar-Kazlıçeşme-Yenikapı, si një nga fazat më të rëndësishme të projektit Marmaray me gjatësi totale 76,6 km, nga të cilat 13,6 km përbëhen nga tunelet që kalojnë nën ujë.
TUBI I PARË I TUNELIT U ZHYT 2007
Tuneli i parë i gjithsej 11 tuneleve që do të siguronin trenin “Marmaray” të kalonte nën ujë Ngushticën e Stambollit u zhyt në det me një ceremoni të realizuar në 24 mars 2007. Kurse tuneli i fundit i vendosur në thellësinë më të madhe në botë sot u zhyt në thellësinë 60 metra të Ngushticës në 23 shtator 2008.
SALDIMIN E SHINËS SË PARË E BËRI KRYEMINISTRI ERDOAN
Një pikëkthesë e re në ëndrrën 150 vjeçare të Turqisë u realizua në hyrje të tunelit në Ayrılıkçeşme në 15 janar 2012. Kryeministri Erdoan në 15 janar të vitit të kaluar saldoi binarin e parë të hekurudhës Marmaray në Ayrılıkçeşme.
Projekti nuk lidh vetëm anën aziatike dhe evropiane të qytetit, por në një kuptim tjetër do të bashkojë në mënyrë të pandërprerë hekurudhën që niset nga Pekini deri në Londër. Udhëtimet e para provë u realizuan në 4 gusht të vitit 2013.
Në udhëtimin e parë provë në kolltukun e makinistit u ul Kryeministri Erdoan. Treni që përdori Erdoani u nis nga ana aziatike dhe kaloi poshtë Ngushticës së Stambollit për në pjesën evropiane.
SISTEMET HEKURUDHORE DO TË RRITEN NË RAPORTE TË RËNDËSISHME
Me anë të projektit “Marmaray” pjesa që zënë sistemet hekurudhore në pastën e transportit urban do të rritet në 28% dhe problemi i trafikut të Stambollit do të reduktohet në masë të rëndësishme. Treni “Marmaray” do të ndërlidhet edhe me trenin e shpejtësisë së lartë Stamboll-Ankara dhe Metronë e Stambollit.
VEPRAT HISTORIKE DO TË EKSPOZOHEN
Në gërmimet arkeologjike që u zhvilluan ndërsa vazhdonin punimet për ndërtimin e tunelit “Marmaray” u gjetën mbi 35 mijë vepra historike si dhe 13 anije të mbytura.
Punimet në “Marmaray” nisën me ceremoninë e organizuar në vitin 2004 për Fillimin e Gërmimeve Arkeologjike. Gjatë gërmimeve u zbuluan shumë vepra që do të hedhin dritë mbi historinë e Stambollit. Disa nga këto ishin skeleti i banorit të parë Stambollit, gjetja e të cilit e shpie 8500 vite prapa historinë e Stambollit, përkatësisht në vitet 6500 p.e.s. Në gërmimet që u bënë në stacionin Yenikapı doli në dritë edhe Limani i Theodhosit, i cili zë vend në literaturën botërore, por që gjurmët e tij nuk ishin gjetur dot. Në këtë sipërfaqe që është quajtur edhe “Porti i Mijëvjeçarit” u gjetën edhe 37 anije të mbytura. Nga më interesantet prej tyre ishte “anije numër 12”, pasi kjo anije është nxjerrë mbi ujë bashkë me ngarkesën, duke ruajtur origjinalitetin si në ditën e mbytjes.
Vitin e kaluar përfunduan punimet për grumbullimin e veprave që ishin nxjerrë gjatë gërmimeve të zhvilluara në kuadër të Projektit Marmaray. Këto vepra historike do të ekspozohen në Parkun Arkeologjik që do te ngrihet në Yenikapı si një zonë të cilësuar si 100 parcelat si dhe në Muzeun Marmaray.

video

 














 
Frames from Marmaray tunnel
 
Stamboll – Përurohet tuneli nënujor “Marmaray”