Categories
Lajme FRI

EDHE SIVJET MANIFESTIMI TRADICIONAL NË SHKUP “MIRË SE ERDHE RAMAZAN”

Forumi Rinor Islam-Dega Shkup shënoi fillimin e muajit të shenjtë Ramazan në Çarshinë e Vjetër në Shkup para xhamisë Murat Pashë me manifestimin tradicional “Mirë se erdhe Ramazan”.

Programi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga Berin Çajani, vazhdoi me fjalë përshëndetëse nga kryetari i FRI-së Dega Shkup, Afrim Demiri, duke i uruar të gjithë besimtarët për fillimin e muajit Ramazan, gjithashtu përmendi aktivitetet që do të realizohen përgjatë kësaj periudhe nën moton “Ramazani, shkëndijë e shpresës”.

Me prezencën e tij na ka nderuar edhe Këshilltari për Çështje Fetare pranë ambasadës se Republikës së Turqisë në Shkup, zotëri Mustafa Bodur i cili gjithashtu kishte një fjalë rasti.

Në këtë manifestim gjithashtu si pika artistike te tjera ishin ilahitë nga Afrim Haziri dhe monologu “Ku ka ndezje, ka dhe dritë“ nga Anesa Rexhepi.

Ndërsa me përcjelljen e salavateve u lansuan edhe fishekzjarret me çka u përmbyll ky manifestim.

Gjithashtu në fund u shpërndanë lutje me hurma nga “Shporta e lutjeve” dhe balona për fëmijë.

Shkup, 10 mars 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version