Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i saktë në goditjen e penalltisë, në portën e mbrojtur nga portieri i kombëtares, Etrit Berisha.

Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e stadiumit ‘Ebasan Arena’, ku më pas bëri një goditje nga pika e bardhë.
Ai arriti ti shënojë gol Berishës, i cili si duket u hodh me qëllim para kohe, duke lejuar që Rama ta përmbush synimin e tij.
Ndeshja e madhe dhe e shumëpritur ndërmjet Shqipërisë dhe Danimarkës do të zhvillohet në Elbasan Arena gjatë ditës së shtunë me fillim nga ora 20:45.