Organizatorët e një peticioni thonë se kanë mbledhur nënshkrimet e 10 milionë qytetarëve kundër grusht shtetit ushtarak, që në korrikun e kaluar rrëzoi presidentin Mursi.
E quajtur “Batel” (jolegjitim), fushata është nisur nga një grup i aktivistëve pro-Mursi të cilët thonë se tashmë kanë mbledhur nënshkrimet e dhjetë milionë qytetarëve në mbështetje të rivendosjes së presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi.
“Ne kemi mbledhur dhjetë milionë nënshkrime online dhe nga fushata në rrugë,” tha zëdhënësi i fushatës Yaser al-Sherif të martën.
Ai shtoi se nënshkrimet përfundimisht do të paraqiten në organizatat egjiptiane të të drejtave të njeriut dhe grupeve politike.
“Ne gjithashtu kemi në plan të paraqesim një kopje të nënshkrimeve në Bashkimin Evropian, për të theksuar shkeljen e bërë nga autoritetet që mbështeten nga ushtria e Egjiptit,” tha ai.
Al-Sherif shtoi se fushata do të bëjë thirrje për protesta më 7 shkurt në kuadër të përpjekjeve të vëzhdueshme për të arritur qëllimin e saj të mbledhjes së 30 milionë nënshkrimeve./mesazhi/
admin
11 years ago
next article
Namazlinjtë krenarë të Prishtinës
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
10 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
10 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
11 months ago