Egjipti “në rradhë të parë”! Kjo qe shprehja e parë që më ka tërhequr vëmendjen sapo kam zbritur në Kajro në 2005-ën. Këtë shprehje e gjeje të shkruajtur thuajse në të gjithë muret anësore rrethuese të pallateve, por pak më ndryshe e gjeje të shkruajtur tek muret rrethuese të kazermave të ushtrisë egjiptiane…!
Rrjeta e gatishmërisë për të përfituar sa më shumë nga Egjipti, s’mund të linte pa kapur këtë gjah të ofruar me shumicë dhe me shumë intrigë e dinakëri.
Ç‘ne kjo shprehje kaq e servirur?! Qëllimi i kësaj shprehje nuk mund të ishte zgjimi i vëmendjes së egjiptianëve ndaj vendit të tyre, sepse nuk do kishte kuptim: “… në radhë të parë”. Vetë pjesa e dytë e shprehjes të inspiron diçka tjetër shumë të rëndësishme e shumë të “rrezikshme” në të njëjtën kohë… .
Duke e kufizuar komentin brenda shprehjes: “Egjipti në radhë të parë” i bie, në bazë të një logjike shumë të thjeshtë, që preokupimi, interesimi, shqetësimi dhe përvuajtja e egjiptianëve t’i kishte kapërcyer kufijtë e Egjiptit. Pra i bie që egjiptianët ta kenë të vështirë të jenë aq koprracë e egoist, sa që ta kufizojnë interesimin dhe preokupimin e tyre vetëm për Egjiptin.
Komenti se egjiptianët: për shkak të preokupimit dhe shqetësimit të tepërt me të tjerët të kenë harruar vendin e tyre, logjikisht dhe historikisht nuk qëndron… . Arabët thonë: “Fakidush-sheji la jutihi- Ai që nuk e ka diçka nuk mund të ta japi… “
Pra a ka mundësi të jetë qëllimi i kësaj shprehje: “Egjipti dhe egjiptianët duhet të merren vetëm me veten e tyre…”?! Dmth: Interesimi i jashtëm i egjiptianëve “prish shumë punë”…!
Popujt lokomotivë
Historia e civilizimeve tregon se brenda civilizimeve, që në përgjithësi përbëhen nga disa apo shumë popuj, janë disa popuj që luajnë rol qendror në drejtimin e këtyre civilizimeve. Historia e largët, e afërt por edhe kjo bashkëkohorja e vërteton lehtë këtë pohim.
Profeti i Islamit, Muhamedi (a.s) pohon se: “Njerëzit, në aspektin organizativ, janë si puna e një qind deveve ku me zor gjen një për ta vënë në krye të karvanit”. Natyrisht hadithi nuk bën fjalë, as parimi i lartpërmendur, për lokomotiva të përjetshme. Lokomotivat brenda të njëjtit civilizim zëvendësohen ashtu siç bëjnë edhe civilizimet me njëri-tjetrin.
Librat e shenjtë na e paraqesin Egjiptin jo rrallë herë në qendër të vëmendjes në aspektin e rolit real në teren.
Profeti Muhamed (a.s) la porosi të veçanta para vdekjes së tij, për Egjiptin dhe Egjiptianët: “Ua lë amanet koptët e Egjiptit”. “Merrni ushtarë nga Egjipti se ata janë ushtarët më të mirë të tokës”
Historia islame njofton se Egjipti ka qenë vazhdimisht një nga pikënisjet kryesore për atë çka do bëhej në pjesën tjetër të botës arabo-islame, për mirë apo për keq… .
Delegacioni kryesor për rrëzimin e kalifit të tretë, Osmanit (r.a) erdhi nga Egjipti. Zgjerimet islame në Afrikën veriore nisën nga Egjipti. Kryqtarët para se të thyhen përfundimisht në Hitin, u thyen tek muret e Dimjatit, madje në këtë rast nuk u thyen vetëm kryqtarët e Kudsit, apo ata të ardhur nga Franca e Anglia, por u thye aleanca kryetare bizantino-anglo-franceze. Beteja e Ajn Xhalutit, ku u thyen rëndë mongolët, qe një nga treguesit më të fuqishëm të rolit qendror të Egjiptit dhe popullit të tij në çështjen e Islamit dhe myslimanëve. Dihet se, në lidhje me rastin e fundit, mongolët kishin fshirë çka u kishte dalë përpara në Irak, Sham, Palestinë dhe nga fitoret e korrura në këto vende, kishin arritur kulmin e forcës së tyre. Megjithatë mongolët u thyen përballë egjiptianëve.
Muhamed Ali Pashë Zemlaku, i nisur nga Egjipti, iu afrua me sulmet e tij qendrës së perandorisë osmane, Stambollit. Shteti i parë Saudit u rrëzua po nga egjiptianët. Shkëndija e parë e revolucioneve ndaj mbretërive të kalbura shpërtheu nga Egjipti. Por përsëri në Egjipt u krijua modeli i shtetit despotik ushtarak dhe u eksportua tek shtetet e tjera të rajonit.
Duke filluar që nga Maroku e deri në skajet e Irakut, horizontalisht, dhe që nga Libani e deri në skajet jugore të gadishullit arabik, egjiptianët kanë gjurmët e tyre të pashlyeshme në të gjithë fushat e jetës së këtyre vendeve: arsim, ekonomi, infrastrukturë, mjekësi, ligj, politikë, mbrojtje etj…
Intelektuali arab laik shekullarit në Egjipt, u krijua me diktim nga jashtë, dhe nga Egjipti u eksportua në vendet e tjera arabe. Por edhe intelektuali i vërtetë islam në Egjipt u krijua, me dëshirë origjinale të brendshme islame, dhe nga Egjipti u eksportua kryesisht në vendet e tjera arabe.
Në Egjipt u provua dhe vazhdon të provohet zbatimi i pamundur i paradoksit të një shteti laiko-shekullarist me një popull që është me rrënjë e degë mysliman… ! Po në Egjipt është vërtetuar dhe vazhdon të vërtetohet se realizimi i një paradoksi të tillë është realisht i pamundur.
Jo më kot hebrenjtë në Palestinë insistuan me të gjitha format, për disa dekada me radhë, për të zhvatur nga Egjipti legjitimitetin e ekzistencës së tyre në Palestinë, deri sa ia arritën në marrëveshjen e Camp David. Pra pavarësisht se përqindja dërmuese e shteteve arabe nuk i kanë njohur hebrenjtë si shtet, duket se për hebrenjtë ky fakt nuk përbën ndonjë hall të madh… .
Amaneti i Egjiptit
Rashid Ganushi, kryetari i lëvizjes “Nahda” në Tunizi, iu drejtua egjiptianëve, menjëherë pas grushtit të shtetit, se: “pranvera arabe jua ka dorëzua vendimin ju, prandaj vendoseni ju për fundin e saj”. Duke iu referuar çka më sipër, të paktën për vete, nuk kam të vështirë ta kuptoj se pse u është drejtuar egjiptianëve më këtë thirrje… .
Dinamizmi i pashtershëm islam dhe dështimi i eksport-importit të demokracisë
Ashtu sit ë gjithë popujt e botës edhe ata arabo-mysliman vazhdimisht kanë inspiruar për një jetë të denjë, të lirë, të qetë e fisnike. Natyrshëm ky qëllim ka nevojë për një referencë reale. Mirëpo kryesisht popujt arabo-mysliman duke qenë popuj me histori të një civilizimi të suksesshëm, e kanë pasur jo të vështirë të krahasojnë mes referencave të ofruara.
Faktet historike të lidhura në zinxhir me aktualitetin, tregojnë se modelet politike dhe organizative të ofruara ndaj këtyre popujve, pas rënies së kalifatit islam, kanë rezultuar të pasuksesshme. Pra këto sisteme nuk i kanë kthyer këtyre popujve lavdinë e dikurshme jo shumë të largët. Këto sisteme i kanë privuar këta popuj nga jeta krenare dhe dinjitoze, kanë shkaktuar përçarje, fukarallëk, despotizëm, diktaturë, ligje të gjendjeve të jashtëzakonshme, të dënuar politikë arbitrarisht, arratisje truri. E megjithëse këto sisteme të dështuara, me kuptimin e plotë të fjalës dështim, u janë servirur këtyre popujve me ambalazhin e termit demokraci, prapë këto popuj dinë ta dallojnë mirë se ç‘është demokracia… .
Këta popuj gjatë këtyre dekadave kanë vërejtur dhe përjetuar edhe një zhgënjim shumë të madh që ka të bëjë me lojën e dyfishtë të shteteve eksportuese të demokracisë në vendet e tyre. Dmth se tashmë këta popuj kanë konstatuar e kuptuar se këto sisteme të ashtuquajtura demokratike, kanë qenë thjesht kuverta të kalbura që kanë mbuluar disa interesa të rëndësishme të të huajit, të një të huaji që për hir të interesave të tij nuk e ka problem të mbështesë, me të gjitha format, mbrojtësit vendor të interesave të tyre edhe në kurriz të jetës së këtyre popujve, të dinjitetit dhe nderit të tyre, të ardhmes së fëmijëve të tyre madje dhe në kurriz të gjakut dhe shpirtit të tyre. Mos pozicionimi i qartë i të mëdhenjve ndaj çka ndodh momentalisht në Egjipt, është tregues i qartë i kësaj. Arabët thonë: “Ai që hesht ndaj dhunimit të së drejtës është shejtan pa gojw.”
Ajo që ndodhi në Irak, në Afganistan e më parë në Somali qe një goditje shumë e madhe zgjimi për popujt mysliman në lidhje me realiteti dhe vërtetësinë e “eksportimit të demokracisë”
Përballë këtyre dy fakteve, si dielli në mes të qiellit pa re, qëndron edhe një fakt tjetër që nuk është fshirë asnjëherë. Kurani ka ekzistuar në duart e myslimanëve këtu e 15 shekuj më përpara. Pra edhe pas ndërprerjes së përkohshme të ekzistencës së civilizimit të tyre, lidhjet e myslimanëve me Kuranin e tyre nuk janë ndërprerë kurrë. Dmth myslimanët kanë pas se ku ta shohin imazhin e tyre real e të vërtetë. Kjo pasqyrë nuk iu ka munguar asnjë herë. Kurani u ka kujtuar myslimanëve historinë e tyre të lavdishme, siç u ka kujtuar rolin e tyre të lavdishëm e shumë të lartë ndër popuj. Mirëpo dështimi i vazhdueshëm i sistemeve të eksperimentuara në kurriz të popujve arabo-mysliman, si dhe dështimi i eksport-importit të demokracisë, ka reflektuar një kontrast shumë ta madh, e në zgjerim e sipër me realitetin parimor dhe historik të myslimanëve. Pra sa më tepër kanë përjetuar popujt mysliman alternativat e eksport-importuara, aq më tepër janë bindur se imazhi i tyre kuranor i vërtetuar edhe nga historia e tyre, është shpëtimi i tyre nga gjendja ku janë.
Çfarë po ndodh në Egjipt?!
Kryetari i lëvizjes tuniziane “Nahda”, Rashid Ganushi shprehet se: “Është e lehtë të rrëzosh një diktator, por është e vështirë të shkulësh një diktaturë”
Mendoj se ajo që po ndodh në Egjipt ka të bëjë me përshkrimin apo pohimin e paragrafit të mësipërm, para nëntitullit.
Populli egjiptian më shumë se kurdoherë tjetër, është bindur se nuk i ka mbetur më zgjidhje tjetër veç kthimit tek historia e vet, por jo në kohë, dhe tek vlerat e veta. Duke qenë kuzhina e rajonit, tashmë i ka provuar të gjitha recetat e brendshme e të jashtme, e nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kthehet tek ai gatim që historikisht e ka shijuar shumë. Mirëpo thjesht po përjeton seancat e pas shkuljes së tumorit për të rikthyer shëndetin e tij të plotë, e për të udhëhequr si lokomotivë trenin e rajonit drejt rrugës së lavdishme të përshkruar nga Kurani e të vërtetuar nga historia.
Porse duhet pasur parasysh se këtë lloj roli e mbajnë mbi supe vetëm ata që qartësisht e shpirtërisht i besojnë thellë. Sakaq, natyrshëm, duhet të ndodh procesi i diferencimit, pra se kush i del për zot këtij roli me të vërtetë e kush thjesht e pretendon atë. Këtë lloj procesi Allahu i Madhëruar na e paraqet si ligj të pashmangshëm të dialektikës mes dy të kundërtave dhe pikërisht për këtë inkurajon për durim dhe përgëzon për sukses. “Para jush janë vërtetuar ligjet hyjnore prandaj ecni nëpër tokë dhe shikoni se si kanë përfunduar përgënjeshtruesit. Ky është një ligj I qartë për njerëzit, dritë dhe udhëzim dhe këshillë për të devotshmit. Prandaj mos u ligështoni dhe mos u dëshpëroni se ju jeni më të lartësuarit dhe triumfuesit nëse jeni që besoni. Nëse ju shkaktohen plagë, të tilla u janë shkaktuar edhe atyre. E ato ditë, fitoreje dhe humbje, I qarkullojmë mes njerëzve që Allahu t’I dijë besimtarët dhe prej jush të marri dëshmorë. Allahu nuk I don zullumqarët. E që Allahu t’i kalisë ata që besuan dhe t’i shkuli mohuesit. A menduat të hyni në xhenet pa u dalluar ata që sakrifikuan për hatër të Allahut dhe durimtarët” Ali Imran 137-142
EDITOR
11 years ago
previous article
A ka mangësi në ligjërimet fetare?
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago