Një emision ndryshe ky që emitohet vite me rradh në televizione të ndryshme në Maqedoni dhe Kosovë realizuar nga FRI në bashkëpunim me M7.
Emisoni në fjalë realizohet enkas për muajin e bekuar të Ramazanit, ku për ç’do natë shtjellohet nga një temë me karakter, fetar, edukativ, social, ekonomik, politik, sportiv etj, të gjitha këto shikuara nga një prizmë tjetër për dallim nga ajo që jemi mësuar të shohim.
“E filluam para 6 viteve, atëherë kur te ne ndjehej mungesa e emisoneve fetare, e filluam vetëm me hoxhallarë për të shtjelluar tema të ndryshme me karakter fetar, kur produksionet apo televizionet e ndryshme filluan të bëjnë emisione të ngjajshme ne e ndryshuam karakterin, dy vitet e fundit po realizojmë me ekspert të lëmive të ndryshme, këtu mund të përmendim, ekonomist, sociolog, psikolog, pedagog, sportist etj.” tha mes tjerash autori i emisionit Qenan Ismaili.
Por, duhet përmendur se në emisonet “Islami dhe Jeta” krahas bisedës të drejtpërdrejtë rreth temës i bëhet edhe një qasje islame kundrejt porblematikës në fjalë e cila edhe e dallon nga emisionet klasike. Shtjellohen shumë tema interesante ku ndoshta ja vlenë të përmenden: ekonomia, politika dhe etika, konflikti, krimi, libri, reklama, OJQ-të, arti, sporti etj. të gjitha këto për të treguar se ç’do kush mund të jep kontributin e vet në përmirësimin e gjendjes shoqërore në të cilën gjendet popullata shqiptare.
“Emisioni “Islami dhe Jeta” veç më është shndërruar në brend ku pjesa dërmuese e televizioneve lokale para muajit të Ramazanit na kontaktojnë dhe kërkojnë materialet për emitim, jo veç në Maqedoni por edhe jashtë kufinjve” tha mes tjerash Ismaili.
Këtë vit emisionet “Islami dhe Jeta” emitohen në TVM2, KOHA, ART, GURRA, FESTA, KALTRINA, BESA ETJ…
islami dhe jeta islami dhe jeta1

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam