Nëse jeni duke përdorur një telefon që përdor Android që është më pak se tre vjet i vjetër, ai do të mund të transmetonte emrat e secilit rrjet Wi-Fi në të cilin jeni qasur. Një hetim i ri nga Fondacioni i Kufijve Elektronikë (EFF) ndoqi veprimtarinë e një veçorie të quajtur Preffered Network Offload (PNO) të paraqitur së pari në versionin Honeycomb të Android-it.
Si pjesë e kërkimit të vazhdueshëm të telefonit për lidhjet Wi-Fi, PNO në mënyrë periodike pulson një listë të emrave të rrjeteve të cilave iu është qasur më parë telefoni, shpesh derisa telefoni është ende në mostrën e “gjumit”. Nëse emrat përfshijnë vende të posaçme si “Ndërtesa e kompanisë”, ajo listë do të mund të tregonte për veprimtaritë dhe aktivitetin e një personi.
Por nëse jeni të shqetësuar për këtë gjë, atëherë ju mund ta zgjidhni atë me lehtësi. Vetëm shkoni tek opsionet “Advanced Wi-Fi” dhe ndalni opsionin “Keep Wi-Fi on during sleep” për ta ndaluar PNO-në nga kontrollimi për rrjete në fazën e gjumit. (Si shkëmbim, ju do të shihni një përmirësim të jetëgjatësisë së telefonit.) EFF e ka pyetur kompaninë Google që ta adresojë këtë zbulim të të dhënave në nivel të sistemit operativ, por që kjo e fundit nuk është duke e bërë këtë gjë.
“Pasi që ndryshimet në këtë veprimtari do të mund të preknin lidhjen në pikat e fshehura të qasjes, ne ende jemi duke hetuar se çfarë ndryshimesh janë të duhura për një lëshim të ardhshëm,” tha kompania në një reagim.
Pajisjet që përdorin iOS 6, 7, ose 8 nuk janë prekur nga vrima, ndonëse EFF raportoi për disa zbulime të të dhënave në pajisjet iOS 5. Laptopët që përdorin OS X ose Windows 7 janë po ashtu të mundshëm për t’u prekur, por pa një protokoll të ngjashëm të formës së “gjumit”, lëshimi i të dhënave ishte projektuar të jetë shumë më i kufizuar. (PCWorld Albanian)