Drunj të thyer, mbeturina nëpër rrugë dhe veranda të shkatërruara. Këto janë pasojat që i la në rajonin e Pollogut era e fuqishme gjatë mbrëmjes. Në qytetin e Tetovës më të dëmtuara janë pemët tek Qendra Sportive. Nga komuna e Tetovës thonë se ende nuk kanë informacione për dëmin e shkaktuar nga era e fuqishme.
“Deri më tani, sipas informatave që kemi nuk kanë të paraqitura dëme, por, me siguri kjo ndodh shkaku se është e diel dhe nuk kanë ku ti paraqesin. Por javën e ardhshme personat do mundë ti paraqesin dëmet e tyre në komunë dhe komuna do të formojë me këtë rast një komision për vlerësimin e dëmeve”.
Për shkak të erës së fuqishme, rrugët e Tetovës janë mbushur me mbeturina, ndërsa nga Ndërmarrja Publike thonë se gjatë ditës do të largohen të gjitha mbeturinat dhe pemët e thyera.
Institucionet përgjegjëse rekomandojnë qytetarët që rrugëve të lëvizin me kujdes.
“Institucionet përgjegjëse rekomandojnë kujdes kur të kaloni rreth pemëve, sepse shkëputja e ndonjërit prej tyre nga era e fuqishme që fryn mundë të jetë fatale për ndonjë kalimtar rasti”.
Era e fuqishme që mbrëmë ka kapluar një pjesë të territorit të Maqedonisë ka lëvizur me 75 km në orë. Nga Enti hidrometeorologjik paralajmërojnë temperatura më të ulëta gjatë ditës së nesërme. /Alsat-M/
EDITOR
12 years ago
previous article
Nejmar përfundimisht te Barcelona
next article
Pastrimi i rrjeteve të marimangave në shtëpi?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago