Braziliani Nejmar është futbollist i ri i Barcelonës. Lajmin e konfirmoi skuadra katalanase, e cila shpalosi lajmin në sitin zyrtar. Sulmuesi i talentuar, i cili ishte pjesë e Santosit, me Barcelonën pritet të nënshkruajë marrëveshjen 5 vjeçare.
“Të hënën do të nënshkruajë për Barcelonën, mirëpo asnjë klub  nuk është si Santosi,” ka shkruar Nejmar në sitet sociale. Shumën të cilën do të duhet të paguajë Barcelona ende nuk dihet, mirëpo sipas mediave braziliane, Santosi do të përfitojë 28 milion euro, ndërsa Nejmar do ketë paga vjetore në vlerë prej 7 milion eurosh.
Nejmar do t’i bashkohet Barcelonës pas Kupës së Konfederatës, e cila do të zhvillohet në Brazil prej 15 deri më 30 qershor. Nejmar për Santosin ka zhvilluar 229 ndeshje dhe ka shënuar 138 gola.