Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi se së shpejti në shkolla do të mësohet gjuha osmane, që është përdorur gjatë Perandorisë Osmane. Kjo do të jetë lëndë e obligueshme në shkollat e mesme”, – theksoi ai. Ky hap i tij ka hasur në kritika të ashpra te ithtarët e sekularizmit, të cilët pohojnë se Erdogani punon për islamizimin e mëtejshëm të shoqërisë, – transmeton agjencia AFP.
Këshilli Kombëtar turk, të cilin kryesisht e përbëjnë njerzit e afërt me partinë e Erdoganit, javën e kaluar votuan për mësimin e gjuhës osmanishte dhe mbajtjen e orëve të osmanishtes në shkollat fetare, përderisa në shkollat e tjera ato orë do të jenë sipas zgjedhjes.
Erdogani theksoi se orët e gjuhës osmanishte turke janë të nevojshme, ashtu që përsëri të vendosen lidhjet e ndërprera me ‘rrënjët tona’, duke pasur parasysh se shumë qytetarë turk nuk janë më në gjendje as t’i lexojnë mbishkrimet e epitafeve të stërgjyshërve të tyre.
“Ka të tillë që nuk duan të mësohet kjo gjuhë. Kjo është shumë e rrezikshme. Mirëpo u pëlqeu atyre apo jo, gjuha osmanishte në atdheun tonë do të fillojë të mësohet”, – deklaroi Erdogani në takimin me këshillin fetar në Ankara.
“Osmanishtja nuk është gjuhë e huaj, është variant i gjuhës turke, që kurrnjëherë nuk do të vjetërohet”, – pohoi presidenti i Turqisë.
Kryeministri turk Ahmet Davotollgu gjithashtu ashpër reagoi ndaj sulmeve të kritikuesve që kundërshtojnë mësimin e osmanishtes në shkollat turke.
“Përse ata janë aq alergjik ndaj historisë sonë? Pse e urrejnë këtë culture? Ne këtë nuk mund ta kuptojmë dot”, – u shpreh ai.
Siç dihet themeluesi i Turqisë moderne Mustafa Qemal Ataturku më 1928 e hoqi gjuhën osmanishte dhe shkrimin arab, duke e zëvendësuar me alfabetin latin. Po ashtu ai nga gjuha turke hoqi shumë fjalë arabe, perse e greke, ashtu që të krijojë gjuhën e pastër turke.
Categories