Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u ka dhënë instruksione institucioneve arsimore në Turqi të vendosin politikë arsimore, e cila do t’i kushtojë më shumë vëmendje kontributit të islamit për shkencën dhe artin botëror, përfshirë edhe tezën se detarët myslimanë e kanë zbuluar Amerikën 300 vjet para Kolumbos.
“Duhet të jetë e qartë se në kuriz të Ministrisë tonë të Arsimit dhe Këshillit të lartë për edukim, qëndron përgjegjësi shumë e madhe. Leximi objektiv i historisë do ta tregojë kontributin e Lindjes, Lindjes së Afërt dhe islamit në shkencë dhe art. Unë si president i vendit nuk mundem të pranoj se civilizimi ynë është më poshtë se tjerët” tha Erdogan në fjalimin e tij në hapjen e një shkolle fetare në Ankara.
Erdogan i hodhi poshtë kritikat e gazetarëve, si dhe karikaturistëve, të cilët e përqeshën pohimin se detarët mysliman  i kanë zbuluar të dy Amerikat dhe kanë ndërtuar xhami në Kubë. Presidenti turk qëndroi në mbështetjen e pohimit për zbulimin e kontinetit amerikan nga ana e muslimanëve, por theksoi se kjo megjithatë nuk është tezë e tij.