Turqia e re e ngritur mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane gjatë periudhës pas Ataturkut përjetoi disa tronditje politike.
Gjatë periudhës së Ozalit, Demirelit dhe Exhevitit, Turqia e mashtruar nga Unioni Evropian, pothuajse asnjëherë nuk pati ndonjë ofertë serioze për anëtarësimin e saj në këtë Union. Gjithnjë duke kërkuar që Turqia t’i përmbushë “standardet” e nevojshme për anëtarësim në UE, ky shtet “modern” vazhdimisht injorohej.
Edhe pse si Turqi Moderne, e cila vazhdimisht proklamohej nëpër botë, asnjëherë nuk arriti që të anëtarësohet në Unionin Evropian, pasi që dihet në këtë Union janë anëtarësuar shtete të cilat janë qindra herë më të dobëta në aspektin ekonomik se Turqia, siç janë Greqia, Bullgaria, Rumania, etj.
Pse Turqia – edhe pse moderne dhe Turqi e re – asnjëherë gjatë këtyre dekadave të kaluara nuk arriti të anëtarësohet në Unioni Evropian, pasi që gjatë gjitha këtyre dekadave me të udhëhoqën parti të ndryshme të cilat çdo herë dhe në çdo hap proklamonin laicizmin, shekullarizimin dhe “modernizmin” me ngjyra kundër fetare dhe kundër gjithë asaj që është orientale?
Turqia gjatë këtyre dekadave nuk pati ndonjë lider të kalibrit të Erdoganit aktual dhe asnjëherë nuk ishte në gjendje ekonomike më të ngritur dhe më të përparuar se këto vite.
Të gjithë ata hajna dhe matrapazë të veshur me uniformën e ushtrisë turke dhe të fshehur pas fytyrës së “babait” të tyre Ataturkut, madje edhe duke e terrorizuar popullin përmes parullave dhe reklamave të ndryshme dekadente, sot pothuajse janë duke e treguar fytyrën e tyre të vërtetë.
Para pothuajse, 15-20 viteve Turqia ishte një vend mjaft i prapambetur. Madje vetëm Stambolli – kryeqyteti i botës, siç quhet ndonjëherë – në një të kaluar të afërt ishte qytet që në shumë lagje nuk kishte kanalizim, transporti urban, ishte i mangët dhe jo i rregullt, ekonomia ishte në një nivel shumë të ulët, ndërsa përmendoret nga e kaluara osmane dhe ajo orientale pothuajse ishin mbuluar nga pluhuri i pakujdesisë.
Qeveria e Erdoganit arriti me sukses ta zgjedh problemin e korrupsionit (vetëm paramendoni që korrupsioni të eliminohet në një shoqëri të gjerë siç është Turqia).
Shërbimet e huaja sekrete e shfrytëzuan rastin me parkun e Taksimit me qëllim që të inskenojnë ndonjë “pranverë turke”.
Këtu ndoshta është mosdëgjueshmëria e Erdoganit ndaj intrigave të huaja për raportet me Sirinë dhe çështjet siriane!
ASPEKTI EKONOMIK
Rritja e shpejtë ekonomike e Turqisë shkaktoi një habi ndër shumë politikanë botëror. Vetëm për 10 vite Turqia arriti ta kthejë borxhin prej 26 miliardë dollarëve ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Inflacioni prej 68% është ulë në 6%;
Eskporti nga 25 miliardë dollarë është rritur në 152 miliardë dollarë;
Rritja ekonomike në këto periudha të krizës ekonomike botërore ishte 8.9%, që është pas atij kinez me 9%, që është me rritje më të lartë ekonomike në botë;
Ekonomia e Turqisë sot numërohet në vendin e 16 të ekonomive botërore, dhe paraqet faktor serioz botëror;
Të ardhurat për kokë banori janë rritur prej 3.000 dollarëve në pothuajse afër 11.000 dollarë;
Rezervat devizore në Bankën Qendrore nga 22 miliardë dollarë janë rritur në 123 miliardë dollarë;
Qeveria e Erdoganit me të ardhur në pushtet takoi vetëm 6.100 km. rrugë, ndërsa vetëm pothuajse për 10 vite, u ndërtuan 17.000 km. rrugë moderne.
Qeveria e Erdoganitt arriti të paqësohet me PKK-në dhe arriti t’i hap kufijtë duke zbatuar sistemin evropian, gjë që iu pengonte oponentëve dhe disa oficerëve brenda forcave të armatosura turke.
Do të tregojë koha se trazirat e parkut në Taksim të Stambollit nuk janë ambientale, pasi që ata pijanecë dhe kurvarë laikë, dukshëm i ndotën rrugët e Taksimit dhe xhamitë aty përreth – ata me këpucë dhe me birra në dorë u futën nëpër xhami, duke shkaktuar kaos dhe duke lënë mbeturina të ndryshme në oborret e tyre, e nga ana tjetër tregohen si mbrojtës të ambientit!
Gezi parku ishte epiqendër e Perandorisë Osmane prej ku sundohej në më shumë vise të botës… andaj ndoshta kjo është edhe një nga arsyet që ky park të mbetet “laik dhe i shekullarizuar”…
Zoti e di.