Sipas rezultate jozyrtare, Kryeministri Erdoan është zgjedhur Presidenti i Turqisë që në raundin e parë të zgjedhjeve, ku populli turk votoi për herë të parë për të përcaktuar Kryetarin e Shtetit, duke marrë 53 për qind të votave.
Në këto zgjedhje, që do të përcaktojnë Presidentin e 12-të të Republikës së Turqisë, garuan 3 kandidatë.
Kandidati i Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet ishte Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeledin Ihsanollu, ishte kandidat i përbashkët i 12 forcave politike, mes të cilave edhe 2 partitë opozitare kryesore në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP).
Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Popujve (HDP), forca e 4-t politike në Parlamentin turk, ishte Selahatin Demirtash, bashkëkryetar i partisë në fjalë.
Procesi i votimit filloi në orën 07.00 (ora lokale 08.00) në të gjithë territorin e Turqisë dhe përfundoi në orën 16.00 (ora lokale 17.00).
Në këto zgjedhje ishin të regjistruar gjithsej 52 milionë e 894 mijë 115 zgjedhës turq, të cilët në shkallë vendi duhet të votonin në 165 mijë 108 kuti votimi.
Duke qenë se kishte vetëm një fletë votimi, zgjedhësit votuan pa pritur në radhë të gjata.
Sakaq, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë i dha fund heshtjes zgjedhore në orën 17.30 (ora lokale 18.30) dhe menjëherë filluan të shpallen rezultatet paraprake.
Sipas rezultateve jozyrtare, në të gjithë Turqinë janë hapur 94 për qind e kutive të votimit dhe Rexhep Tajip Erdoani kryeson me 53,02 për qind të votave; i ndjekur nga Ekmeledin Ihsanollu me 37,84 për qind dhe Selahatin Demirtash me 9,14 për qind.
Kryeministri Erdoan ka fituar për momentin 53,1 për qind të votave në Ankara dhe 51,9 për qind në Stamboll.
Në Izmir kryeson Ekmeledin Ihsanollu me 58,7 për qind të votave; ndërsa në Dijarbakër, Selahatin Demirtash, me 63,2 për qind. /trt/
EDITOR
10 years ago
previous article
Pajisja revolucionare për të gjithë prindërit!
next article
5 mënyra për ti mbajtur fëmijët të zënë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago