Gjatë kësaj fundjave janë realizuar edhe takimet e fundit të projektit “Eureka” në Kumanovë dhe Kërçovë.
Në Kumanovë është trajtuar tema “Modeli i një të riu të suksesshëm”, të cilën temë e ligjëroi Arsim Jonuzi.
Progarmi i përmbylljes së projektit dhe ndarja e certifikatave në Kumanovë do të bëhet së bashku me përmbylljen e projektit “Incept”.
Në qytetin e Kërçovës, Latife Nuredini ka trajtuar temën “Të jetuarit shëndetshëm”.
Projektet dhe aktivitetet me të rinjë do të vazhdojnë të mbushin zyrat e FRI-së edhe në të ardhmen.
Rikujtojmë që “Eureka” është vetëm një nga tre projektet e “Mozaikut Rinor”, të cilat pritet të realizohen deri në përfundim të vitit akademik.
2 dhjetor 2023