Projekti “Eureka” vazhdon të fuqizojë të rinjtë me aktivitete edukative dhe motivuese, duke përmbyllur ciklin e aktiviteteve me sukses në Kumanovë dhe zhvilluar diskutime të frytshme në Tetovë.
📍 Kumanovë – Takimi final: “Zhvillimi i Karrierës” me Emine Alimin
Ky ishte takimi përmbyllës i projektit, ku të rinjtë:
• identifikuan aftësitë dhe talentet personale
• mësuan si interesat dhe vlerat ndikojnë në zgjedhjet profesionale
• morën pjesë në aktivitete praktike, punë në grupe dhe prezantime kreative
Takimi final u karakterizua nga energji pozitive, bashkëpunim dhe reflektim mbi të ardhmen profesionale të pjesëmarrësve.
📍 Tetovë – “Në mendjen e adoleshentëve” me Minibe Qamilin
Të rinjtë diskutuan hapur për sfidat dhe bukuritë e adoleshencës:
• ndryshimet emocionale e sociale
• vetëbesimi & presioni shoqëror
• marrëdhëniet me bashkëmoshatarët
• mënyrat e shëndetshme të përballjes
Takimi u gjallërua me lojën “Shko një hap pas nëse…”, që nxit reflektim dhe bashkëmbështetje mes pjesëmarrësve.
✨ Eureka vazhdon të krijojë hapësira ku të rinjtë mësojnë, rriten dhe fuqizohen çdo ditë.











