Banorët e fshatit Asma, në provoncën Igdir të Turqisë, shpellën nëntokësore një mijë vjeçare e shfrytëzojnë si xhami

Xhematljinjtë në shpellë hyjnë pasi ta dëgjojnë ezanin, dhe fillojnë ta falin namazin në hapësirën e cila përbëhet prej dy pjesëve.
Në xhaminë nëntokësore, ku lartësia e tavanit është vetëm 2 metra, fshatarët kanë instaluar energjinë elektrike, ndërsa dyshemenë e kanë mbuluar me qilima. Aty mund të falen deri në 50 njerëz. Në dimër, hapësira nxehet me ndihmën e stufës.

Në xhaminë nëntokësore, ose vendin e shenjtë, siç e quajnë banorët e zonës, besimtarët nganjëherë i prejnë edhe kurbanet e tyre. Njerëzit lokal besojnë se namazi i falur në xhaminë nëntokësore u jep besimtarëve një ndjenjë të veçantë të qetësisë. Disa vijnë edhe nga fshatrat përreth për të kryer namazin.
Xhamia nëntokësore u tërheq vëmendjen turistëve vendas dhe të huaj./igj/