Falsifikimi i raportit mjekësor për të vajtur në Haxh
Pyetje:”Në përgjithësi, institucionet që merren me organizimin e Haxhit, kanë vendosur disa kushte për të gjithë ata që duan të kryejnë këtë obligim kaq madhështor. Një ndër këto kushte është që pelegrini të mos vuajë nga disa sëmundje të caktuara. A i lejohet një personi që vuan nga një sëmundje të tillë, ta falsifikojë raportin mjekësor, me qëllim që të mund të kryejë Haxhin?”
Abdul Fettah Idris, profesor i fikhut krahasues në Ez’her.
Përgjigje:”Një personi që vuan nga një sëmundje epidemike, nuk i lejohet të udhëtojë për në Haxh. Ashtu siç nuk i lejohet të falsifikojë raportin mjekësor dhe gjëra të tilla. Kjo, pasi këto kritere janë vendosur veçse për të mbrojtur shëndetin e haxhilerëve të tjerë.
Nëse personat me sëmundje epidemike, udhëtojnë drejt Mekës, bëhen shkaktarë që këto sëmundje të përhapen mes një numri të konsiderueshëm njerëzish, gjë e cila mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin e tyre. Një gjë e tillë, konsiderohet si ekspozim ndaj rrezikut, gjë e cila është ndaluar në Kuran.
Veç kësaj, vetë falsifikimi i dokumenteve hyn tek mashtrimi dhe gënjeshtra, vepra të dënueshme në sheriatin islam.”
Zoti e di më mirë.
www.onislam.net
Categories