Categories
Lajme FRI

Familja Islami, jetë në mjerim! (Video)

Është shumë e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar jetën e mjerueshme të familjes Islami nga lagjja Seravë e Shkupit. Në këtë shtëpi e cila nga jashtë i ngjanë fermës për kafshë bëjnë jetë mizore katër anëtarët e familjes. Në çdo pjesë të dhomës pikon ujë, ndërsa era dhe i ftohti pandërprerë depërton nga dera dhe dritaret e vjetra që nuk mbyllen mirë. Më e tmerrshme për këtë familje është prania i minjëve në numër të madh të cilët shqetësojnë dhe lënë pa gjumë të gjithë anëtarët e familjes e në veçanti dy fëmijët. Zonja e shtëpisë, 35 vjeçarja Kimete Islami tha se më vështirë është kur fëmijët kërkojnë shumë gjëra për të ngrënë dhe nuk ke mundësi t’ua plotësosh.
“Këta lypin, buk bjerëm, nganjiher shkoj e marrë, borxh hy, më jep ajo gruja ama më thot me mi dhanë paret, ku ti marrë e të ja jap, këta po lypin. A kanë veshmbathje fëmijët? Valla kush ju jep dikush se me ju blë unë nuk ju blej, veç kush ju jep dikush..Me pas ndonjë shtëpi të mir kurgjë nuk do të kisha deshtë më shumë, brenda mir, një kuzhinë të mir..nji shtëpi të mir edhe bukë me pasë tjetër kurgjë nuk lypi..ta kishim pas. Tërë natën mbramë hiç nuk më ka zanë gjumi, hypshin andej minjtë, këtu ishte mantili jem edhe diçka po livrit, thash ta shohë çka është kjo që po lëviz, kur e hoqa mantilin kur po e shoh një mi të madh, shkoj andej”, tha Kimete Islami, banore e lagjes Seravë.
Duke përkujtuar se dimri ishte shumë i ftohtë për kët familje, Kimetja thotë se shpesh herë ka ndodhë që shtrati i fëmijëve të laget për shkak të depërtimit të shiut dhe borës në shtëpi.
“Ftohtë, akull, sa dru kam djeg prap badihava, me pas derën e mir..A pikon najkun në shtëpi? Po, si jo..aty, këtu, aty pak më andej, gjithkah. A është lag ndonjëherë shtrati i fëmijëve? Njiher u bë viran qilimi, unë nuk disha çka të bëj, vnojsha tenxhere. Kur pikë vendos diçka të vjetra që mos të bëhet qilimi”, shprehet Kimete Islami, banore e lagjes Seravë.
Në mesin e kësaj varfëri rriten edhe dy fëmijë, dy motart Hatixhe dhe Elife Islami, njëra 4 ndërsa tjetra 2 vjeçare. Para kamerës tonë Hatixhja shpalosi shumë dëshira duke na zbuluar se kurr të rritet dëshiron të bëhet mjeke. Ajo madje recitoi edhe nje vjershë të shkurtër, aq sa kishte arritur ta mësoj.
Si e ki emrin? Hatixhe. Sa vjet i ke? Tre.  Bravo, a e din ndonjë vjershë, a din me recitu diçka, çka ke mësua? Kesh e vogël e u rrita, prehër të nënës u mërzita, shkoj të gjej nji pare, Hatixhja shkon në shkollë. A don ti me shku në shkollë? Po. A don mu bë mësuese, a don mu bë doktorkë, çka don mu bë kur të rritesh e madhe? Doktorkë, do të bëhem doktor. Doktor ki mu bë, bravo”.
Në momentin që ne vizituam këtë familje nuk takuam kryefamiljarin Jusuf Islami i cili kishte dalë për të kërkuar punë. Ndërsa ne largoheshim, në prag të shtëpisë mbetën nëna Kimetja bashkë me dy vajzat me shpresë së njerëzit humanë do të zgjasin dorën edhe për këtë familje. Melihate Rustemi 
Të gjithë të interesuarit që do të shprehin dëshirë për të ndihmuar familjen në fjalë, mund të paraqiten në Tel:
00389 78 932796
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version