Categories
Lajme

Familja Mursi: Presidenti nuk bën kompromise

Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi mbetet sfidues ndaj autoriteteve ushtarake dhe nuk do të tërhiqet as për të negociuar, tha familja e tij në një deklaratë për media.
“Nuk ka rëndësi se çfarë bën regjimi ushatark, presidenti Mursi nuk do të tërhiqet nga synimi i tij për restaurimin e rrugës demokratike edhe nëse kjo i kushton me jetë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga familja Mursi  me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Ai nuk do të negociojë e as të pranojë kompromise, sidomos pas numrit të njerëzve të martirizuar, plagosur, burgosur dhe zhdukur,” thuhet në deklaratë, transmeton Mesazhi.
Deklarata e familjes bëri thirrje për vazhdimin e revolucionit në mënyrë të qetë, jo në mbrojtje të një personi por të një shteti, e ardhmja e të cilit u rrëmbye nga një numër i vogël i njerëzve dhe komplotet e të cilëve bënë që vendi jo vetëm të stagnoj zhvillimin, por edhe të humbë shumë ekonomikisht.
Mursi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit nuk është parë në publik që prej largimit të tij nga ana e ushtrisë më 3 korrik.
Javën e kaluar, një gjykatë egjiptiane ka caktuar datën 4 nëntor për fillimin e gjyqit të Mursit.

Exit mobile version